E rëndë në Lezhë/ Nxënësi godet me karrige mësuesen në shkollën e mesme ‘Hydajet Lezha’, dërgohet në spital! Kolegët bojkotojnë mësimin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën e mesme “Hydajet Lezha” në qytetin e Lezhës. Një mësuese është goditur me një karrige nga një nxënës brenda mjediseve të shkollës. Mësuesja është dërguar me ambulancë në spitalin e Lezhës dhe mësohet se ka marre një frakture.

Ndërkohë në shkollë kanë mbërritur forcat e policisë, te cilët kanë bërë të mundur shoqërimin në komisariatin e Lezhës të nxënësit të vitit të dytë i cili goditi mësuesen.

Është e paqartë përse nxënësi ka goditur mësuesen me karrige dhe policia po punon për zbardhjen e plote të kësaj ngjarje. Mësimi ditën e sotme është bojkotuar nga mësuesit për shkak te kësaj ngjarje te rende ndërsa ditën e nesërme pritet që të zhvillohet një protestë nga mësuesit lidhur me këtë situatë të vështirë nga sjellja e nxënësve.

Share This Article