“E rëndësishme për ndërtimin e imazhit të Kosovës”, promovohet në Paris ‘Antologjia e poezisë kontemporane shqipe’

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Ambasadën e Kosovës në Paris është promovuar “Antologjia e poezisë kontemporane shqipe” në të cilën marrin pjesë 75 autorë shqiptarë! Ambasadori i Kosovës u shpreh se ky botim është shumë i rëndësishëm jo vetëm për letërsinë shqipe por edhe për ndërtimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare! Në mes tjerash ai pohoj se në të ardhmen e afërt pritet të botohen 75 vepra me autorë shqiptarë!

Nicole Barriere-drejtoresha e Sh.B. L’Harmatan shprehu entuziazmin e saj për poezinë shqipe dhe tha që do të jetë e gatshme përherë që t’i jep hapësirë gjeneratë së re për botime në gjuhë të huaja!

Përpjekja ime është që të promovojmë brezin e ri të shkrimtarëve -tha mes tjerash z.Reshat Sahitaj – koordinatori i Antologjisë! Poetët e përfshirë në këtë Antologji -ata të cilët ishin të pranishëm lexuan krijimet tyre në këtë mbrëmje të mrekullueshme artistike në Paris.

Share This Article