Tifozët e Feyenoordit e kanë rrahur brutalisht një shtetas shqiptar në mbrëmjen e së martës.
Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet në Shqipëri, si pasojë e lëndimeve të marra, viktima është nisur direkt për në spital.
Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në zonë në “9-katëshëve”në kryeqytet.
Tetë tifozë të Feyenoordit janë arrestuar pasi kësaj ngjarje pasditen e sotme në Tiranë.
Siç mësohet, tifozë te skuadrës holandeze ishin në gjendje të dehur kur u futën në konflikt me shqiptarin.
Viktima, A.G., 46 vjeçar tashmë gjendet jashtë rrezikut për jetën.