E rrallë/ Britani, shpallet gjendja e emergjencës pasi priten temperatura deri në 40°C

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Mbretëria e Bashkuar ka shpallur gjendjen e emergjencës kombëtare. Shkak për këtë është bërë i nxehti përvëlues që ka kapluar prej ditësh mbarë shtetin ishull.

Agjencia meteorologjike e Britanisë lëshoi paralajmërimin më të lartë për të nxehtit ekstrem me temperatura që mund të prekin nivele shumë të larta për javën e ardhshme deri në 40 gradë celsius. “Temperatura të jashtëzakonshme, ndoshta nga ato që thyejnë rekorde, mund të përjetojmë të hënën, më pas edhe përgjatë të martës”, thuhet në njoftimin e autoritetit meteorologjik shtetëror.

Një paralajmërim është lëshuar edhe për netët që priten të jenë jashtëzakonisht të nxehta në Mbretërinë e Bashkuar, veçanërisht në zonat urbane. Kjo valë përvëluese pritet të kenë impakt të konsiderueshëm për njerëzit dhe infrastrukturën.

Temperatura më e lartë e regjistruar ndonjëherë në Britani është 38,7 gradë celsius, e regjistruar më 25 korrik të vitit të kaluar në kopshtin botanik të Universitetit “Cambridge”. Më herët gjatë javës, agjencia për sigurinë shëndetësore dhe ajo meteorologjike e Britanisë aktivizuan nivelin 3 të alarmit për kushtet e motit, duke kërkuar masa shtesë për të mbrojtur kategoritë më të rrezikuara.

Niveli katër, ai me ngjyrë të kuqe, aktivizohet vetëm një valë e të nxehtit është aq e ashpër saqë efektet shkojnë përtej sistemit shëndetësor dhe të përkujdesjes sociale. Në këtë nivel, rrezikohen edhe personat plotësisht të shëndetshëm, të cilëve, si kategorive të cenueshme, u rrezikohet jeta.

Share This Article