ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Ronaldo: Unë jam më i bukur se David Beckham dhe më i njohur se Donald Trump 28 minutes ago
Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon 31 minutes ago
Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën 4 hours ago
Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida 4 hours ago
Nën hetim për publikimin e videos tronditëse, ish-gjeneralja izraelite dërgohet me urgjencë në spital 5 hours ago
Next
Prev
Home Albania

E rrallë/ Një lloj i ri Shafrani, i sapo zbuluar në Shqipëri

albnews by albnews
11 March, 2025
in Albania
0
E rrallë/ Një lloj i ri Shafrani, i sapo zbuluar në Shqipëri
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Entela Resuli


Për ata që jetojnë dhe punojnë në qendrat urbane, jetën e djalit me të cilin kemi folur sot do e kishin zili. Puna dhe pasioni i tij është të zbuloj bimë dhe lule të rralla në Shqipëri.

RelatedPosts

Ishin në kërkim, kapen tre persona në Rinas, mes tyre Denis Xhelili që ‘furnizonte’ Anglinë drogë të klasit A

Kandidati i Edi Ramës në Tepelenë, nuk denjon as të regjistrohet si votues në Tepelenë, por voton në Tiranë

Studimi: Çmimet në Shqipëri mesatarisht 89% më të larta se në BE, mungon konkurrenca në treg

Ai udhëton maleve, sidomos në pranverë kur edhe natyra shpërthen dhe i bënë sytë katër për të spikatur lule të cilat ja vlenë të studiohen.

Donald Dhuka është djali i biologut, Lulëzim Shuka. Që këtu kuptojmë se nga e ka të trashëguar dashurinë që ka për natyrën dhe bimët. I ati, profesor, është një ndër zbuluesit dhe studiuesit me të njohur të bimëve në Shqipëri.

Donaldi, i cili që i vogël ka udhëtuar me babin lëndinave, sot këtë gjë e bën në rolin e studiuesit.

Së fundmi ai është pjesë e një grupi kërkuesish të cilët kanë zbuluar një lloj të ri shafrani, endemik shqiptar.
Puna si kërkues përveç pasionit kërkon edhe shpenzimet e veta të cilat këta njerëz që merren me këtë punë e kanë të vështirë t’i sigurojnë, pasi, vlerësimi për ta pothuajse është zero edhe pse bëjnë një punë të rrallë.

Donaldi punon edhe si pedagog i jashtëm ne Universitetin e Vlorës, por edhe kjo jo si punësim normal. Rezultatet e studimeve i ka në bashkëpunim me Gjermanët, disa kolegë nga Kroacia dhe Danimarka,pasi në vendin tonë, vështirë të vlerësohet pasioni dhe puna e këtij profesori të ri.

Futemi në temë.

E rrallë/ Një lloj i ri Shafrani, i sapo zbuluar në Shqipëri

Shafrani i bakofenit crocus bachofenii

Një grup botanistësh, të udhëhequr nga Prof. Doerte Harpke, kuratore dhe specialiste e Gjenetikës së Shafranëve, në Institutin Leibniz të Gjenetikës Bimore dhe Kërkimit në Bimët e kultivuara,Gatersleben, Gjermani, kanë përfunduar një pjesë të studimit mbi Shafranët natyrorë të Shqipërisë, duke publikuar prezencën e një lloji të ri shafrani për shkencën, endemik i Shqipërisë dhe i pa njohur më parë, të cilën e kanë emërtuar Crocus bachofenii D. Shuka, Raca, and Harpkesp. nov., ose Shafrani i Bakofenit në shqip.

Ne u takuam me autorin kryesor të zbulimit të ri, studentin e doktoraturës MSc. Donald Shuka për të mësuar më shumë mbi këtë zbulim dhe shafranët në përgjithësi.

-Donald, ç’farë përfaqëson ky shafran i ri, kur u zbulua dhe ku rritet ai?
Si vend mesdhetar Shqipëria dallohet për një florë të pasur, megjithëse mbetet shumë pak e studiuar. Në kuadër të studimeve të doktoraturës, në tezën e studimit, unë jam fokusuar në llojet e bimore të rralla dhe të rrezikuara në zonën malore Berat-Korçë, me synim thellimin e njohurive në disa gjini specifiku ku njëra prej tyre është ajo e Shafranëve (Crocus L.). Në bashkëpunim me Institutin Leibniz të Gjenetikës Bimore në Gjermani, unë dhe grupi i punës ku bëj pjesë, jemi duke skanuar gjenetikisht gjithë shafranët e Ballkanit, ku vendi ynë mbetet një parajsë e këtyre llojeve. Rezultatet e punës 4-vjeçare të botuara në revistën PLANTS, paraqesin vetëm ato të shafranëve të serisë Verni, prej nga rezulton edhe zbulimi i Shafranit të Bakofenit (Crocus bachofenii),i cili e ka qendrën e përhapjes në Malin me Gropa (Linos), Bjeshkën e Oroshit dhe Lurë, dhe më pak në jug të vendit (rreth burimeve të Shkumbinit) ose në veri, në Malin e Zebës.

-Cila është rëndësia e këtij zbulimi?
Zbulimi hedh dritë mbi larminë floristike të shafranëve, prejardhjen e tyre si dhe pasurinë gjenetike të tyre. Konkretisht është përfunduar skanimi gjenetik i të gjithë llojeve të serisë Verni për vendin tonë, ku tani përfshihen gjithsej 6-specie nga 4- të njohura deri më tani. Në studim përfshihet edhe një specie e njohur në vendet fqinje por që tashmë u zbulua edhe në vendin tonë duke e çuar numrin e kësaj serie në 6-specie.

Studimi arriti të ndërtojë librarinë gjenetike të shafranit të ri si dhe të hedhë dritë mbi prejardhjen e tij. Gjenetikisht deri më tani rezulton se ky shafran e ka prejardhjen nga Crocus vernus (njëri prind) dhe nuk u gjet prindi tjetër, për të cilin ne mendojmë se ndodhet diku në një zone brenda Shqipërisë ose në vendet fqinje, prindi cili mbetet i panjohur deri më tani, ose është një specie e zhdukur.

Shafrani i Bakofenit (Crocus bachofenii) lulëzon në muajt prill ose maj, kjo në vartësi të kohës dhe lartësisë, duke krijuar një peizazh blu-violet në livadhet dhe kullotat e vendgjetjes. Nuk dihen ende vetitë ose përbërja biokimike e petaleve dhe pistilit të tij dhe përparojë edhe vlerat përdoruese.

-Përse këtij shafrani ju i vendosët një emër të huaji dhe jo një shqiptari?
Në emërtimin e bimëve zakonisht vendosen emra gjeografikë, emra që përputhen me morfologjinë e species ose që kanë lidhje me gjetjen ose kontributin në këtë fushë, kurse emërtimi i këtij shafrani me emrin familjar të Profesor Reinhard Bachofen ka të bëjë me respektin dhe mirënjohjen ndaj këtij shkencëtari, i cili përreth 25-vite ka kontribuar në rritjen e cilësisë së analizë shkencore-mësimore, sidomos në zbatimin e projekteve shkencore për cilësinë e ujërave të lumenjve dhe ujit të Bovillës në Shqipëri, për ndihmën e dhënë në ngritjen e disa laboratorëve në Fakultetin e Shkencave të Natyrës ku unë kam përfunduar studimet, si dhe në sigurimin e fondeve për të specializuar shumë pedagogë të fushës së Kimisë dhe Biologjisë në Zvicër.

Profesor Bachofen përmes njohjeve dhe lidhjeve të tij dhe ne bashkëpunim me Fondacionin Shkencor Kombëtar të Zvicrës (Swiss National Science Foundation (SNSF) dhe programit teë bashkëpunimit SCOPES ka siguruar mbështetjen financiare për trajnimet 2-javore të rreth 6-grupeve të studentëve shqiptarë dhe Kosovës, me më shumë se 15-persona për grup,në Zyrih dhe Qendrën e Biologjisë Alpine në Piora(Alpet e Zvicrës), gjatë viteve 2010-2023.
Në trajnimet e zhvilluara në muajin Gusht të vitit 2017, unë pata fatin të jem pjesë e grupit të studentëve nga Universiteti i Tiranës, Vlorës dhe Prishtinës në trajnimet e organizuara nga Profesor Reinhardi në Piora dhe në Zyrih. Në këtë trajnim unë bashke me 2-studentë të tjerë u udhëhoqëm nga Prof. R. Bachofen në eksperimentin që zhvilluam. Ishte ky takim i parë me Prof. Bachofen nga ku filloi edhe bashkëpunimi ynë i cili vazhdon ende deri sot.

Për më tepër, pikënisja e zbulimit të këtij shafrani u bë një koleksioni papërcaktuar i tij i grumbulluar nga Prof. R. Bachofen dhe L. Shuka, gjatë një ekspedite të kryer në Kunorën e Lurës më 15 Prill 2013 me studentët e degës së Biologjisë, FSHN, UT.

Janë këto arsye që shafrani i ri u emërtua me emrin familjar të Prof. Bachofen, me emrin e një shkencëtari dhe njeriu të thjeshtë por me zemër të madhe, me emrin e një humanisti i cili ka ndihmuar dhe ndihmon pa u lodhur universitetet shqiptare dhe kërkuesit e rinj. Megjithëse i ka kaluar të 90-at, ai vazhdon të punojë për të ndihmuar të rinjtë në gjetjen e fondeve për kërkime, për të cilën tani ka krijuar fondacionin‘Sylvia und Reinhard Bachofen’, i cili ndihmon të rinjtë financiarisht për të studiuar në Zvicër. Tani a mund të më gjeni një shqiptar që mund të ketë kontribuar për vendin tonë sa Profesor Reinhard Bachofen?

-Cilat janë drejtimet e studimeve tuaja në të ardhmen dhe nga kush financohen ato?
Aktualisht unë jam i fokusuar në përmbylljen e detyrimeve të tezës së doktoraturës me fokus te bimët endemike dhe të rrezikuara, duke u thelluar në gjinitë Silene, Campanula, Centaurea etj. Për sa i takon financimit, një pjesë të ekspeditave të zhvilluara në terren janë mbështetur nga AKKSHI, kurse të gjitha analizat gjenetike si dhe transporti ne terren është financuar nga partnerët Gjermanë.

Dhoma e Rrëfimit’ rubrikë ekskluzive e VoxNews.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Ronaldo: Unë jam më i bukur se David Beckham dhe më i njohur se Donald Trump

Ronaldo: Unë jam më i bukur se David Beckham dhe më i njohur se Donald Trump

9 November, 2025
Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon

Zgjedhjet e balotazhit, Vjosa Osmani: Kemi demokracinë më të fortë elektorale në rajon

9 November, 2025
Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën

Dronët shkelën hapësirën ajrore, Britania merr në mbrojtje Belgjikën

9 November, 2025
Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida

Vala e të ftohtit polar përfshin SHBA-në, temperatura rekord edhe në Florida

9 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result