“E rrihnin të gjithë”, motra e viktimës në Kosovë: Kur e vrau kishte dalë për të blerë bukë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Media kanë shkuar ne  fshatin Llugaxhi të Kosovës atje ku jetonte çifti që një natë më parë tronditi mbarë opinionin publik në Kosovë dhe Shqipëri, ku bashkëshorti i mori jetën gruas shtatzënë.

E motra e viktimës ka rrëfyer për A2 CNN, se viktima ka qenë e dhunuar jo vetëm nga bashkëshorti i saj, por edhe familjarët dhe vjehrra. Ajo thotë se e motra kishte kërkuar shpeshherë ndihmë, ata nuk e linin, edhe pse ka pasur urdhër-mbrojtje. Sipas saj, në kohën e krimit ajo kishte dalë për të blerë bukë kur u vra barbarisht nga i shoqi.

“Ka pasur dhunë prej burrit dhe familjarëve të tij, edhe prej vjehrrës aty. Na ka marrë në telefon dhe ka kërkuar zgjidhje. Ne kemi shkuar dhe nuk e kanë lënë, kemi shkuar dy herë nuk na e kanë dhënë dhe për herë të tretë na ka thënë hajdeni më merrni se nuk mund të jetoj në shtëpi. Ata donin ta mbanin me dhunë aty. Unë i thashë jemi bashkuar të gjitha motrat ta merrnim dhe ata nuk e linin. Ka pasur mbrojtje prej policisë, gjykatës e sociales. E ka vrarë tinëz. Ka dalë me ble bukë në mbrëmje, ai me armë e ka goditur pas koke, e ka rrëzuar dhe e ka goditur tre-katër herë dhe e ka mbytur krejt. Motra e ka pasur për të lindur sot”.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në oborrin e spitalit në Prishtinë, ndërsa ka tronditur opinionin publik dhe ka trazuar ujërat e politikës në Kosovë, me opozitën që e drejton gishtin nga qeveria, e cila ka paralajmëruar dorëheqje dhe shkarkime në radhët e policisë.

Share This Article