E shet djalin e tij për 25 mijë dollarë që të shkojë në pushime me të dashurën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Një burrë nga Kina është arrestuar pasi dyshohet se ka shitur djalin e tij duke i përdorur paratë për të shijuar udhëtimet me të dashurën.

I akuzuari me mbiemrin Xie fitoi kujdestarinë e djalit të tij pasi u divorcua nga gruaja, së cilës iu dha kujdestaria e vajzës së tyre.

Policia ka bërë me dije se djali është shitur tek një çift pa fëmijë në Changsu të Provincës Jiangsu për 25 mijë dollarë.

Dyshimet lindën pasi xhaxhai i vogëlushit kishte kuptuar se vëllai i tij nuk e kishte dërguar në shtëpinë e nënës së tij, siç i kishte thënë.

Kur vëllai i tij nuk pranoi të përgjigjej, ai raportoi ngjarjen në polici. Sipas mediave kineze, personi i dyshuar dha dy nga vajzat e tij nga një martesë e mëparshme, sepse ai ishte në gjendje të rëndë financiare. 

Share This Article