E shoqëruar nga “Shqiponjat”, zbulohet arsyeja e vizitës së vajzës së Trump

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Vajza e ish-presidentit të SHBA, Donald Trump, Tiffany Trump ndodhet në Shqipëri. Ajo ka ardhur me bashkëshortin e saj Michael Boulos prej 4 ditësh dhe ka zgjedhur të darkojë në Tiranë.

Duket se qëllimi i vizitës së Tiffany Trump në Shqipëri është për të kaluar disa ditë pushime në vendin tonë. Në pamjet e publikuara së fundmi, Tiffany shoqërohet me eskortë policore dhe nga forcat ‘Shqiponja’, drejt Ksamilit.

Tiffany Trump dhe Michael Boulos filluan lidhjen pas takimit në klubin e plazhit të Lindsay Lohan në Mykonos, Greqi. Ata u martuan më 12 nëntor të vitit 2022 në rezidencën “Mar a Lago” të babait të saj në Palm Beach, Florida. Trump dhe Boulos vijnë nga familje të pasura. Familja e Boulos themeloi SCOA Nigeria si dhe Boulos Enterprises.

Share This Article