Një 23-vjeçare e shpallur në kërkim ndërkombëtar është arrestuar në Serbi si bashkautorja e një vjedhjeje me dhunë, kryer në vitin 2021 në Tropojë.
Ajo është dënuar nga Gjykata e Kukësit me 3 vjet e 4 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim ndërsa si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar nga specialistët e Drejtorisë së Interpolit, u arrestua në Serbi, në kuadër të operacionit “The Ëanted”.
“Në vitin 2024, Gjykata e Kukësit e ka dënuar këtë shtetase, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim. Në vitin 2021, në fshatin Dojan, Tropojë, shtetasja R. R., dhe shtetasi V. M., i vodhën me dhunë, një shtetaseje, celularin dhe një shumë eurosh. Strukturat policore homologe po bashkëpunojnë për të finalizuar procedurën për ekstradimin e 23-vjeçares, në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e policisë.




