E vendosin përkrah Mesit, Uzuni zgjidhet në ekipin e javës në MLS pas golit të parë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Myrto Uzuni ka hapur llogarinë e golave të tij në SHBA duke ndihmuar Austin të fitonte 1-0 ndaj St. Luis në ndeshjen e kësaj jave në kampionatin e MLS.

Sulmuesi shqiptar ka treguar se çfarë është në gjendje të bëjë dhe se mund të jetë vendimtar me fanellën e kësaj skuadre, duke shpresuar që të vazhdojë ta bëjë një gjë të tillë sa më rregullisht në vijim. Kjo paraqitje e tij i ka siguruar për herë të parë praninë në ekipin e kësaj jave në MLS.

Sulmuesi shqiptar nuk ishte në formacionin titullar të kësaj përzgjedhje, por ishte vendosur në stolin e rezervave në ekipin me 20 lojtarë që zgjidhet çdo javë nga ekspertët e MLS. Një stol rezervash luksi, pasi përkrah Uzunit ishte edhe vetë Lionel Mesi.

Share This Article