“E vështirë të përshkruhet dhimbja”! Humbi jetën nga meningjiti, shkolla reagim të ndierë për 17-vjeçaren: Do të na mungosh pafundësisht

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

17-vjeçarja Noela Caka, që humbi jetën nga meningiti akut një ditë më parë, mësonte në gjimnazin “Leonik Tomeo” në Durrës.

Ambientet e shkollës do të dezinfektohen, ndërsa autoritetet shëndetësore po gjurmojnë personat që kanë pasur kontakte me vajzën.

Mësohet se javën e kaluar 17-vjeçarja, Noela Caka ishte ekskursion me klasën në Voskopojë, dhe të mërkurën, 11 dhjetor, ka pasur gjendje virale, e cila sipas referimit të prindërve i ka kaluar shpejt. Të enjten ka qenë mirë deri të premten.

Ndërsa të shtunën ka shfaqur dhimbje koke shumë të forta dhe të vjella. Ajo u transportua fillimisht në spitalin e Durrësit dhe më pas në shërbimin infektiv të QSUT, por humbi jetën pasi gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi.

Share This Article