Mbreti Charles III në të parin udhëtim jashtë Britanisë së Madhe pas ceremonisë së kurorëzimit, është ndalur në rajonin rumun të Transilvanisë, në udhëtimin që mediat në ishull e kanë përshkruar si një aventurë në gjurmët e gjyshit të tij Drakula.
Transilvania është rajoni i origjinës së Vlad Tepes, princit të shekullit XV, i cili frymëzoi kinematografinë për personazhin e vampirit të famshëm Drakula, të krijuar nga Bram Stoker.
Sundimtari britanik, i cili mori fronin pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, e ka prejardhjen nga “Drakula” përmes stërgjyshes së tij, Mbretëreshës Mary, gruaja e mbretit George V, e cila vinte nga një familje që kishte lidhje me atë të Vladit.
Por Charles nuk ka shkuar në Transilvani këto ditë vetëm për këtë arsye, pasi ai ka një lidhje të thellë me këtë rajon, të cilin e viziton çdo vit që nga viti 1998.
Një marrëdhënie pak e njohur për publiku, por mund të thuhet që gjatë jetës së tij Charles kishte dy marrëdhënie të gjata të fshehta, një me Camilla-n me të cilën u martua pas vdekjes së Princeshës Diana dhe një me Transilvaninë.
E para nga zemra dhe mishi, e dyta nga mendja dhe shpirti. Charles u shfaq i relaksuar teksa doli për një shëtitje në Transilvani dhe zërat janë se ai do të qëndrojë aty për pesë ditë gjatë vizitës private, e cila shënon vizitën e tij të parë jashtë shtetit që nga kurorëzimi, muajin e kaluar.