E zbresin nga autobusi se nuk pati biletë, sutudentja vdes nga të ftohtit

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Iryna Dvoretska, studentja ukrainase e mjekësisë, 21 vjeçare, vdiq e ngrirë në dëborë, pasi e përzunë nga autobusi sepse nuk kishte biletë.

Ishte ora 4 e mëngjesit në veri të Ukrainës dhe termometri shënonte -20 gradë. Por, shoferi i autobusit, Oleg Zhelinskiy, nuk ka dëgjuar justifikimet e saj duke e lënë në mes të rrugës së ngrirë.

“Shoferi e ka detyruar të zbresë nga autobusi dhe i ka dhënë gaz mjetit, duke e lënë vetëm në mes të të ftohtit dhe larg zonës së banuar”, ka rrëfyer tezja e vajzës Nadiya Typchuk.

Vajza u gjet e vdekur nga babai i saj, dy ditë pasi rezultonte e zhdukur.

“Ishte shtrirë në mes të dëborës me sytë e hapur dhe të frikësuar”, -rrëfen babai. “Kurrë nuk do mund të gjej një shpjegim të arsyeshëm për këtë”.

Sipas shpjegimeve të para, Iryna, që duhej të shkonte tek mamaja e shtruar në një spital të Olevsk, ka vendosur të ecë në këmbë pasi e zbritën nga autobusi, por rruga ishte e bllokuar në mes të pyllit dhe ishte shumë errësirë.

Vajza duhet të ketë rënë në një pritë, ku, e bllokuar për orë të tëra dhe ka humbur jetën.

“Nëna jonë ishte me polmonit dhe gjendja e saj shëndetësore po përkeqësohej. Iryna donte vetëm të merrte autobusin e parë për në Olevsk. Ecte me shpejtësi dhe kishte harruar madje edhe çantën në shtëpi”, ka deklaruar motra e saj, Natalia.

Ndërsa nga policia, shpjegojnë se ka nisur një procedim penal për shoferin e autobusit dhe do dëgjohen të gjithë dëshmitarët, në mënyrë që të rindërtohet ngjarja.

Zhelinskiy, shoferi i autobusit, rrezikon tani, deri në pesë vjet burg.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply