ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant! 45 minutes ago
“Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Presionin nuk e njoh! 47 minutes ago
Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës  4 hours ago
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun 7 hours ago
Armando Broja titullar, Burnley barazon ndaj ish-skuadrës së sulmuesit kuqezi 7 hours ago
Next
Prev
Home Bota

E zhdukur prej 10 ditësh në Dubai, modelja ukrainase gjendet e hedhur në rrugë me fraktura të shumta në trup

albnews by albnews
20 March, 2025
in Bota
0
E zhdukur prej 10 ditësh në Dubai, modelja ukrainase gjendet e hedhur në rrugë me fraktura të shumta në trup
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Modelja ukrainase Maria Kovalchuk, e cila mbushi 20 vjeçe këtë muaj, u gjet e hedhur buzë një rruge në Dubai me lëndime të rënda, pasi ishte zhdukur për dhjetë ditë.

Maria u pa për herë të fundit më 9 mars, kur i tregoi miqve se do të shkonte në një festë në një hotel me dy burra që u prezantuan si përfaqësues të industrisë së modës. Ajo informoi nënën e saj, Anna, se do të qëndronte me ta gjatë natës, por më pas nuk pati asnjë njoftim për të.

RelatedPosts

Viti 2025 rekord në vjedhjet e kriptomonedhave – Hakerët grabitën 2.7 miliardë dollar

Aksident masiv me 56 makina, viktima dhe dhjetëra të plagosur në Japoni

“Po luan kartën e kërcënimit bërthamor”, Reuters: Rusia po zhvendos raketa balistike hipersonike në ish-bazën ajrore në Bjellorusi

Modelja kishte rezervuar një fluturim për në Tajlandë më 11 mars, por nuk u paraqit në aeroport. Familja dhe miqtë e saj, të shqetësuar, njoftuan autoritetet, të cilat nisën një hetim dhe kërkim për të.

Më 19 mars, Maria u gjet e gjakosur dhe e rrahur në një rrugë në Dubai, me fraktura në shtyllën kurrizore dhe gjymtyrë. Ajo u dërgua me urgjencë në spital, ku iu nënshtrua tre operacioneve për shpëtimin e jetës, dhe më pas një procedure të katërt. Aktualisht ndodhet në gjendje kritike dhe nuk është në gjendje të flasë, shkruan A2 CNN.

Nëna e saj, Anna, tha për mediat ukrainase: “Supozohet se ajo shkoi në një festë, por organizatori nuk e pa atë atje. Maria është gjetur në spital në gjendje të rëndë, pa dokumente, pa telefon, dhe nuk mund të flasë.”

Mikja e saj, modelja ruse Angelina Doroshenkova, e cila ishte me Marian në Dubai dhe ishte ftuar në të njëjtën festë, vendosi të kthehej në Rusi pak ditë më parë.

Maria, e cila vjen nga qyteti Lviv në Ukrainën Perëndimore, njihet gjithashtu si aktiviste kundër luftës dhe ka marrë pjesë në një aktivitet solidariteti për sociologun rus Boris Kagarlitsky, i cili u dënua me pesë vjet burg për akuzën e “justifikimit të terrorizmit”. 

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima ribashkohen, darkojnë në restorant!

28 December, 2025
“Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Presionin nuk e njoh!

“Sillen si lepurusha para regjimit, si tigra para demokratëve”, Salianji: Presionin nuk e njoh!

28 December, 2025

Policia reagon lidhur me zjarrin në një park autobusësh pranë Durrësit Durrës 

27 December, 2025
“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

“Sirena alarmi nga Uashingtoni për Ramën”, Berisha: Kishim armike Ina Ramën, por nuk vepruam si PS me Ballukun

27 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result