Albania
Ecuria e vaksinimit/ 41% e popullatës ka marrë dy doza; Shqipëria pas Kosovës dhe Malit të Zi
Rreth 1 vit nga nisja e fushatës të vaksinimit në Shqipëri 40,7% e popullatës janë të vaksinuar me dy doza, ndërsa 3% e tyre kanë marrë vetëm 1 dozë sipas të dhënave të Our World Data. Shqipëria vijon të mbetet larg niveleve të Bashkimit Europian, ku 72% e popullsisë europiane ka marrë dy doza vaksine.
Në raport me rajonin vendi pozicionohet para Maqedonisë të Veriut me 40% të popullatës të vaksinuar me dy doza dhe pas Malit të Zi që ka 44%, Kosovës me 45% të popullatës të vaksinuar Serbia me 47% dhe Greqia 71%. Bosnjë-Hercegovina ka numrin më të ulët të numrit personave të vaksinuar me dy doza në nivelin 26% të popullatës.
Fushata e vaksinimit “Shqipëria Buzëqesh” nisi më 11 janar 2021, ndërsa në Kosovë nisi zbatimin në fund të muajit mars 2021. Në total në vend sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë janë kryer 2,6 mln vaksina, ku 213,6 mijë janë doza të treta.
Deri në pranverën e këtij viti Ministria e Shëndetësisë parashikon të sigurojë rreth 5 mln doza vaksina përmes mekanizmit Covax për të vazhduar aplikimin e dozës së tretë dhe doza dhe për fëmijët nën 18 vjeç sipas rekomandimeve të OBSH dhe ICD. Nga të dhënat e Our World Data, 54% e popullsisë botërore ka marrë dy doza të një vaksine kundër Covid-19. 10,3 mld doza janë administruar në mbarë botën dhe 26,1 mln tani administrohen çdo ditë.

Vetëm 10,6% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë të paktën një dozë. Për vaksinimin e popullatës në 4 mujorin e parë të 2021 u shpenzuan rreth 14 mln USD sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë. Për periudhën janar-prill sipas raportit të monitorimit financiar të Ministrisë të Shëndetësisë janë vaksinuar 499,308 persona dhe shpenzimet faktike për këtë periudhë llogariten në vlerën e 1,407,762,000 lekëve. Kostoja për njësi për çdo të vaksinuar llogaritet rreth 2,800 lekë.
Ndërsa për periudhën janar-gusht 2021 për vaksinimin e popullatës u shpenzuan rreth 27 mln USD, sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë. Për periudhën janar-gusht sipas raportit të monitorimit financiar të Ministrisë të Shëndetësisë u vaksinuan 817,602 persona dhe shpenzimet faktike për këtë periudhë llogariten në vlerën e lekëve 2,793,811,000 lekëve . Gjatë periudhës janar-gusht 2021 janë vaksinuar me 2 doza 625,773 persona dhe me një dozë 817,602 persona.
Për menaxhimin e vijueshëm të pandemisë nga Coivid-19 qeveria miratoi në dhjetor të vitit të kaluar marrëveshjen për marrjen hua të 60 mln euro hua nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Europës. Nëpërmjet kredisë do të financohej blerja e vaksinave duke përfshirë edhe koston e transportit dhe magazinimit të tyre, punësimi shtesë i mjekëve, infermierëve.
Për trajtimin me bonus për Covid-19 të mjekëve, infermierëve dhe personelit jo-mjekësor për periudhën janar-gusht janë shpenzuar 100 mln lekë sipas të dhënave të Ministrisë të Shëndetësisë. Dhënia e bonusit të mjekëve në vlerën e 1,000 eurove do të vijojë të shpërndahet deri në fund të pandemisë./MONITOR
Albania
Autoboti i pastrimit të ujërave të zeza, po shpërndan ujë për qytetarët në Vlorë
Qytetarët e Vlorës kanë protestuar sërish sot para dyerve të Bashkisë pasi prej 4-5 ditësh janë pa ujë të pijshëm pas një defekti në linjën kryesore të ujësjellësit.
Njëri prej qytetarëve ka telefonuar kryebashkiaken Brunilda Mersini duke i kërkuar që të vijë personalisht dhe të bisedojë me qytetarët për situatën por Mersini i ka mbyllur telefonin qytetarit pa i dhënë asnjë zgjidhje.
Si pasojë e pakënaqësisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugën kryesore, duke bllokuar qarkullimin. Ata kanë pasur disa përplasje me policinë dhe kanë hedhur vezë dhe letra higjenike para ambienteve të Bashkisë.
Ndërkohë, Ujësjellësi i Vlorës ka njoftuar banorët se uji i sjellë me autobotë duhet përdorur vetëm për nevoja emergjente dhe jo për konsum oral. Në njoftim thuhet:
‘Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t’a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral.’
Nga ana tjetër qytetarët shprehen se autoboti që shihni në foto përdoret për zhbllokimin e pusetave të ujërave të zeza, por tani po shpërndan edhe ujë dhe në pikë të hallit kanë marrë bidonat dhe po mbushin ujë.
Albania
Vlora 4 ditë pa ujë, kryetarja e bashkisë: Defekti, fatkeqësi natyrore. Ujësjellësi s’është në varësinë tonë, protestën po e bën opozita
Kryetarja e Bashkisë së Vlorës Bruna Mersini, në një deklaratë për mediat lidhur me situatën e mungesës së ujit prej katër ditësh në Vlorë, u shpreh se problemi vjen prej ujësjellësit dhe se kjo nuk është në përgjegjësi të bashkisë.
Sipas saj, defekti në tubacion që la Vlorën katër ditë pa ujë, është “fatkeqësi natyrore” dhe se nuk duhet përdorur për politikë.
“Kjo është një fatkeqësi natyrore, nuk duhet përdorur për të bërë politikë. Nuk është momenti të bëjmë analiza dhe të gjejmë fajtorin, është momenti të japim zgjidhjen.
Dhe zgjidhja është duke ardhur nga Turqia: në orën 02:30 zbret avioni me tre pjesë rezervë, të cilat në orën 17:00 mbërrijnë në Vlorë.
Ndërkohë, zgjidhja e përkohshme duket se po funksionon pjesërisht. Jemi duke i dhënë ujë qytetit pjesërisht nëpërmjet ujësjellësit dhe, ndërkohë, 15 autobotë dhe emergjencat civile janë në terren duke shpërndarë ujë me koli”, tha ajo.
Albania
U kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
Gjykata në Mechelen të Belgjikës ka shpallur fajtor për trafik droge një shqiptar 23-vjeçar. Dy muaj më parë, pas një ndjekjeje, ai u bllokua nga policia dhe në makinën e tij u gjetën pothuajse 5 kilogramë kokainë. I riu – që sipas tij vepronte për shkak të borxheve nga lojërat e fatit – nuk i mohoi faktet. “Por ju lutem, më lini të kthehem sa më shpejt në vendin tim,” kërkoi ai gjatë seancës gjyqësore.
Policia e kishte vënë re makinën e të riut në fillim të shtatorit 2024 gjatë një kontrolli në Mechelen. Kur oficerët tentuan ta ndalonin, ai u largua me shpejtësi. Ndjekja zgjati shumë pak: disa metra më tutje, makina u bllokua.
“Kjo ndodhi sepse disa automjete kishin ndaluar në rrugë,” u tha në seancë.
Ajo që ra në sy ishte se xhami i pasmë i makinës ishte i hapur. Një qese blu, e vërejtur gjatë kontrollit, ishte zhdukur.
“Por u gjet shumë shpejt,” shpjegoi prokurori Bjorn Vervoort. “Në qesen plastike kishte pak më pak se 4.6 kilogramë kokainë.”
Vlera e drogës në tregun e rrugës ishte mbi 230 mijë euro.
“Një sasi e tillë nuk u jepet tregtarëve të zakonshëm,” theksoi prokurori, duke sugjeruar se shqiptari nuk ishte një shitës i thjeshtë, por kishte mundësisht një rol të rëndësishëm në një rrjet më të madh trafiku.
“Edhe 600 eurot cash – në prerje prej 50 eurosh – si dhe dy telefonat celularë të gjetur në makinën e tij (një makinë me qira) mund të jenë prova shtesë,” shtoi prokurori.
Ai kërkoi një dënim me 2 vite burg dhe një gjobë prej 8.000 eurosh.
“Kam ardhur në Belgjikë për të punuar në ndërtim,” tha 23-vjeçari. “Me këto para doja të shlyeja borxhet e bixhozit, rreth 30.000 euro. Por këtu nuk gjeta punë.”
I riu deklaroi se kishte hyrë rastësisht në botën e drogës.
“Gjatë një daljeje nate në Bruksel,” pranoi ai. “Papritur më folën, më dhanë para dhe gjithë atë kokainë. Në këmbim, duhej ta shisja”.
Avokati i tij, Kilian Rabau, i kërkoi gjykatës të mos japë dënim efektiv me burg, por burg me kusht.
“Le të jetë një sinjal i fortë, por lejojeni të kthehet në vendin e tij,” tha ai.
Pas shqyrtimit, gjykatësja vendosi se faktet ishin të provuara dhe e dënoi të riun me 2 vite burg me kusht dhe një gjobë prej 8.000 eurosh.
-
Albania2 days agoShqiptari në Britani shpëton nga deportimi pasi “partnerja nuk i flet shqip”
-
Albania16 hours agoVIDEO/ Protesta në Vlorë për mungesën e ujit, qytetarët futen në teatrin “Petro Marko” dhe ndërpresin mbrëmjen gala të bashkisë
-
UK2 days agoRrëzohet aeroplani në Britani, alarm në aeroportin Southend në Londër
-
Albania16 hours agoAnomalia e buxhetit, 2 miliardë euro shpenzime në dhjetor
-
Albania17 hours ago“Katolikët monitoroheshin, myslimanët përgatitnin ushqimet për ta” – si festoheshin Krishtlindjet në komunizëm në Shqipëri
-
UK15 hours agoPrinci William dhe Kate Middleton vendosën vijë sigurie 9.6km rreth rezidencës së tyre të re, reagojnë banorët e zonës: Masa të tepruara dhe pa konsultim
-
Albania48 minutes agoU kap me kokainë me vlerë 230 mijë euro, shqiptari: Mos më dënoni, më lejoni të kthehem në Shqipëri
-
Kosova18 hours agoDalin Exit Poll-et e para, Vetëvendosja rikonfirmohet forcë e parë, Hamza 23.9 përqind, Abdixhiku 16.1 përqind
