Edhe Boris Johnson vaksinohet me AstraZeneca

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri britanik, Boris Johnson, i cili u shtrua në spital vitin e kaluar me një gjendje të rëndë të COVID-19, mori sot dozën e tij të parë të vaksinës antiCOVID-19 të zhvilluar nga AstraZeneca.

“Le ta bëjmë vaksinën”, shkroi Johnson në një postim në Twitter, së bashku me një foto të tij duke u vaksinuar.

“Vaksinimi është gjëja më e mirë që mund të bëjmë për t’u kthyer në jetën që na mungon aq shumë”, shtoi ai.

Johnson, 56 vjeç, po përpiqet të sigurojë publikun se vaksina AstraZeneca është e sigurt pasi një numër vendesh në Europë dhe në botë, jo BM, pezulluan përdorimin e saj në fillim të kësaj jave për shkak të frikës nga mpiksja e gjakut.

Gjithashtu, edhe kryeministri francez Jean Castex u vaksinua me AstraZeneca sot, në një përpjekje të ngjashme për të rikthyer besimin ndaj vaksinës.

Share This Article