ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste. 7 hours ago
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video) 7 hours ago
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video) 7 hours ago
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video) 8 hours ago
Plani i ri i Trumpit: Europa në plan të dytë, afrime me Italinë, Poloninë, Austrinë dhe Hungarinë 8 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Edhe Çuçi në SPAK? Si “Komandant Fuqiplotë” ka zhdukur 11 milionë euro nga fondet e solidaritetit

albnews by albnews
8 September, 2023
in Shqiperia
0
Edhe Çuçi në SPAK? Si “Komandant Fuqiplotë” ka zhdukur 11 milionë euro nga fondet e solidaritetit
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Pamfleti

Janë tërhequr gjatë muajve shkurt- qershor 2020, nga 4 persona të autorizuar me urdhra të veçantë prej “Komandantit Fuqiplotë” të solidaritetit, Bledar Çuçi, por pa depozituar në Ministrinë e Financave, asnjë dokument për mënyrën dhe objektin e shpenzimit të tyre…

Në Ministrinë e Financave, ka përfunduar faza e parë e rakordimit të fondeve të buxhetit të shtetit, kredive të huaja e donacioneve private, të përdorura për përballimin e dëmeve që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit 2019 në Durrës, Tiranë, Krujë, Laç e Lezhë.

RelatedPosts

SPAK “bastis” Ministrinë e Financave/ Sekuestrohen dokumentet për gjobën 120 mln euro të Bankers Petroleum

BIRN: Pezullimi i Ballukut me vendim gjykate nuk është as antiligjor dhe as unik!

Zbardhet shkresa e Këshillit të Ministrave: Të pezullohet vendimi i GJKKO për Belinda Ballukun deri në shqyrtimin e çështjes nga Kushtetuesja!

Atë ditë tragjedie, u manifestua solidaritet brenda vendit, nga Kosova e diaspora, të cilët sollën ndihma të shumta materiale, por kryeministri Edi Rama bëri këtë thirrje publike: – Mos na dërgoni më makarona, lëngje e batanije, por vetëm vlera monetare”; dhe po atë ditë, qeveria publikoi 24 numra llogarie në Lek, Euro e USD në 8 banka.

Qytetarët e emigrantët, me aq sa mundësi kishin, filluan të dhurojnë vlera monetare, mes tyre 14 biznesmenë të njohur dhuruan 6.5 milionë Euro, ndërsa në total, qeveria  raportoi se të konvertuara në Euro, u mblodhën afro 11 milionë Euro.

Këto vlera monetare u depozituan në 8 banka private, si llogari më vete jashtë Buxhetit të Shtetit, për të cilat, Babloku tha se do përdoreshin si emergjencë strehimi e ushqimi në Thumanë dhe Durrës, që ishin zonat me të dëmtuara, me të pastrehë të shumtë e 52 viktima.

Për administrimin e donacioneve të solidaritetit, më  29 nëntor 2019, Babloku krijoi “Komitetin Ndërministror për Menaxhimin e Pasojave të Tërmetit”, ndërsa “Komandant Fuqiplotë” të këtij komiteti emëroi Bledar Çuçin, në atë kohë Ministër i Bujqësisë.

Kur e prezantoi si “Komandant”, Babloku iu drejtua Bledar Çuçit me këto fjalë: Çdo kërkesë e problem që do bëjnë ministrat, deputetët  e krye bashkiakët, dhe çdo qindarkë që do dhurojnë donatorët në llogaritë bankare, do administrohen vetëm nga ty, ose nga të autorizuarit prej teje”.

Pra, vetëm ministri “Komandant  Fuqiplotë” që caktoi “Babloku”, kishte të drejtë të kryente veprime bankare e miratime shpenzimesh, me 11 milionë Euro donacione që u grumbulluan brenda 1 muaji pas tërmetit.

Afro 4 vite pas  rënies së tërmetit, Ministria e Financave, në kuadër të rakordimit të shpenzimeve për pasojat e tërmetit, ka konstatuar se në numrat e llogarive bankare të solidaritetit, ishin depozituar afro 11 milionë Euro nga qytetarët e biznesmenët.

Por ato janë tërhequr gjatë muajve shkurt-qershor 2020, nga 4 persona të autorizuar me urdhra të veçantë prej “Komandantit Fuqiplotë të Solidaritetit Bledar Çuçi, por pa depozituar në Ministrinë e Financave, asnjë dokument për mënyrën dhe objektin e shpenzimit të tyre.

Burime pranë SPAK kanë pohuar se është në axhendë hetimi për personin ish-ministër e ish-“Komandant Fuqiplotë” që kishte të drejtën e administrimit të donacioneve./Pamfleti

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

Reforma pretendon se tani ka më shumë anëtarë sesa Partia Laburiste.

13 December, 2025
Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

Gjashtë të plagosur nga shpërthimi i një shtëpie në Kaliforni (video)

13 December, 2025
Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

Kamerat regjistrojnë balenat vrasëse në provat e para të gjuetisë së përbashkët me delfinë (video)

13 December, 2025
Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

Tifozë të tërbuar pushtojnë fushën gjatë një eventi të Messit në Indi (video)

13 December, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result