Edhe Knaus i reagon Vuçiçit: Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i mirë për të gjithë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gerald Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Knaus në profilin e tij në “X”, shkruan se anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është i mirë për të gjithë. “Përfitojnë të gjithë qytetarët e Kosovës. Serbët e Kosovës përfitojnë. Për këtë arsye, Serbia duhet të mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, thotë ai.

Knaus thotë po ashtu se Beogradi nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, nuk do t’i inkurajojë të tjerët ta bllokojnë atë dhe do të abstenojë në votimin për anëtarësim në maj.

Gjithashtu, ai ka përmendur disa pika të marrëveshjes së Ohrit, e cila thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare dhe se asnjëra palë nuk do të bllokojë, as nuk do të inkurajojë të tjerët që të bllokojnë përparimin e palës tjetër në rrugën e tyre përkatëse në BE.

Ndryshe, Vuçiç të premten deklaroi se dalja e Serbisë nga Këshilli i Evropës (KiE) është një nga mundësitë në rast se Kosova pranohet në atë organizatë ndërkombëtare. Për këtë reagoi edhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon.

Këshilli i Evropës ka konfirmuar se më 27 mars, në mbledhjen e Komisionit për Politikë dhe Demokraci të Asamblesë Parlamentare, në rend dite do të jetë raporti për Kosovën.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022. Ndërkaq, më 24 prill u shënua hapi i parë i suksesshëm për Kosovën me vendimin e Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kërkesën për anëtarësimin e Kosovës.

Share This Article