Edhe Londra me temperatura të pazakonta

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edhe në Londër janë regjistruar temperatura të pazakonta. Moti i nxehtë parashikohet të vazhdojë edhe ditët në vijim në Britani.

Londinezët po përjetojnë valën e nxehtësisë në muajin e fundit të verës, ndërsa temperatura në kryeqytetin britanik arriti në 31 gradë Celsius këtë të martë.

“Është mirë. Shumë njerëz ankohen kur është ftohtë, por sot është një ditë e bukur, diell dhe ngrohtësi, jemi jashtë duke shijuar diellin.”

Shumë banorë gjejnë zgjidhje për të kaluar motin e nxehtë.

“Për të qëndruar në fresk, thjesht qëndro brenda ose kërko hije, ashtu siç bëjnë të gjithë. Dhe ndoshta merr një pije freskuese. Është pak nxehtë, por kjo është ngrohja globale.”

Meteorologët paralajmërojnë që vapa përvëluese do të vazhdojë gjatë gjithë javës, me diell dhe temperatura që mund të konsiderohen ekstreme për një qytet si Londra.

Ndërkohë, Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Britani ka lëshuar alarm të verdhë duke paralajmëruar qytetarët të tregojnë kujdes gjatë ekspozimit në diell.

Share This Article