Edhe Londra vendos sanksionone ndaj vajzave të Putin

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria britanike e Boris Johnson i bashkohet SHBA-në duke zgjeruar sanksionet kundër Rusisë dhe ndaj dy vajzave të Presidentit Vladimir Putin, Iekaterina Tikhonova dhe Maria Vorontsova.

Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Jashtme, duke specifikuar se masat e reja, përfshijnë ngrirjen e të gjitha aseteve të gjurmueshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndalimin e udhëtimit.

Sanksionet prekin edhe Iekaterina Vinokurova, vajzën e ministrit të Jashtëm, Serghei Lavrov.

Londra kishte sanksionuar më herët Polina Kovalevan, pronare e një shtëpie luksoze në Kensington dhe e njohur si vajza e parë e partneres aktuale të Lavrov.

Share This Article