Edhe pas 31 vitesh! Ish-sigurimsat tentojnë postet e larta shtetërore

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

31 vite nuk ishin të mjaftueshme që bashkëpunëtorët e regjimit komunist të largoheshin nga postet publike. Autoriteti për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit ka publikuar raportin për vitin 2021 ku nga verifikimet e bëra, rezulton se janë zbuluar të paktën katër raste ku ish-bashkëpunëtor të komunizmit kanë tentuar të emërohen apo zgjidhen në poste të larta shtetërore, fenomen ky që përsëritet që nga viti 2017 kur ky insitucion u ngrit me ligj.

Në total për vitet 2017-2021 janë verifikuar gjithsej 2189 kandidatë përpara emërimit apo ngritjes në detyrë si edhe kandidatë për t’u zgjedhur deputet e kryetarë bashkish. Mbi bazën e dokumentacionit të administruar nga Autoriteti 2.118 kandidatë rezultojnë pa dokumente, ndërsa 71 kandidatë figurojnë në dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit.
Autoriteti i Dosjeve

Raporti vjetor ka bërë të ditur edhe sektorët se ku janë konstatuar këta ish-bashkëpunëtor që fillojnë që nga administrata publike, gjyqësor, prokuroria apo edhe Policia e Shtetit.
Për procesin e vetingut në Polici janë verifikuar gjithsej 94 kandidatë, nga të cilët 6 kandidatë figurojnë me dokumente të ish-Sigurimit të Shtetit, si bashkëpunëtorë ose si anëtarë të strukturave të ish-Sigurimit.
Autoriteti i Dosjeve

Edhe politika nuk është shkëputur nga këta element. Raporti nënvizon se për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit vetëm katër subjekte kishin pranuar të çonin për verifikim kandidatët e tyre, ku njëri kishte rezultuar si bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit gjatë regjimit komunist.

Share This Article