Edhe pse tashmë të ndarë, Sam Asghari ka përgëzuar ish bashkëshorten e tij Britney Spears për publikimin e librit me kujtime ‘The Woman In Me’.
“Kjo më bëri të buzëqesh, për të qenë i sinqertë ”, u tha Asghari gazetarëve të mërkurën pasdite. Ai shtoi: “Jam jashtëzakonisht krenar për të dhe shpresoj që ajo ta pushtojë botën”.
Këngëtarja 41-vjeçare përfundoi kujtimet e saj në librin e shumëpërfolur përpara se Asghari të niste procedurat për divorc në gusht pas 14 muajsh martesë dhe libri nuk u redaktua për të përfshirë prishjen e marrëdhënies së tyre.
Burimet për Page Six thanë se ylli i popit ” u dha shenjën e fundit ” botuesve dy javë përpara se të ndahej me ish-modelin e fitnesit.
Këngëtarja ka shkruar edhe për Asgharin në libër: “E vlerësoj sa i qëndrueshëm është. Më pëlqen që ai as nuk pi”.
Ajo kujtoi kur u takuan në tetor 2016 në xhirimet e videoklipit të saj për këngën “Slumber Party” dhe ajo ra në çast në dashuri me iranianin e pashëm.
Ish-çifti u takua për gati gjashtë vjet përpara se të lidhnin kurorë në qershor 2022.