“Edhe Putini tregohet më i kujdesshëm”. Blushi: Mund të ketë pasur tentativë për ta eliminuar fizikisht Metën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, tha se përveç arrestimit, mund të ketë pasur edhe një përpjekje për ta vrarë Ilir Metën këtë të hënë.

Pasi akuzoi SPAK se ka shpërndarë pamjet e ndalimit të Metës, teksa nxirret me forcë nga makina, Blushi tha: “Edhe Putini tregohet më i kujdesshëm, nuk i filmon kundërshtarët kur i arreston. Madje mund të ketë pasur edhe një tentativë për ta eliminuar fizikisht Ilir Metën. U bëj thirrje drejtuesve të burgjeve të bëjnë shumë kujdes, të bëjnë shumë kujdes!”, tha Blushi.

Share This Article