“Edhe rrugët bllokohen për kulla ndërtimi”- Vasili: Policia kundër banorëve, sulmon edhe fshatarët për dy tufa majdanoz

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili me anë të një postimi në rrjetet sociale në “facebook” ka denoncuar rastin e një bllokimi rruge në kryeqytet për kulla ndërtimi.

Vasili shprehet se banorët e Astirit kanë denoncuar rastin, por policia ka dalë kundër tyre.

Ai thotë se kjo polici kontrollon qytetarët edhe kur riparojnë ËC dhe sulmon fshatarët për dy tufa majdanoz, por lejon bllokimin dhe zhdukjen e rrugëve.

Postimi i plotë:

Skandali, Veliaj bllokon rrugen P.Arbnori ne Astir per pallat banimi!

E paimagjinueshme edhe rruget bllokohen per kulla ndertimi ne Tiranen e Veliajt.

Ne Astir banoret denoncojne bllokimin e Rruges.Pjeter Arbnori per ndertimin e nje pallati, qe ka marre leje nga Bashkia e Veliajt.

Policia kunder banoreve qe kerkojne çlirimin e  rruges ne Astir.

Tirana me Veliajn ka marre fund dhe eshte perfundimisht ne dore te horrave.

Policia bashkiake e Veliajtqe kontrollon qytetaret edhe kur riparojne WC e shtepive lejon e mbron edhe  asgjesimin e rrugeve.

Policia qe sulmon edhe fshataret per dy tufa qepe e majdanoz lejon bllokimin dhe zhdukjen e rrugeve.

Talebanizmi i Veliajt po zhbën Tiranen!

Share This Article