“Edhe seanca e sotme vazhdoi teatrin me skenar të Edi Ramës”, Basha flet për gazetarët dhe i bën thirrje Presidentit të Republikës

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se edhe seanca e sotme vazhdoi teatrin ndërsa i kërkoi Presidentit të Republikës, të kthejë mbrapsht ndryshimin e ligjit për komisionet hetimore.

“Fatkeqësisht edhe dita e sotme provoi që interesat e qeverisë nuk është llogaridhënia por vazhdimi i teatrit me skenar dhe regji të Edi Ramës që pamundëson zërin e opozitës. Sot, kam një thirrje për Presidentin e Republikës; të kthejë mbrapsht ndryshimet e njëanshme të ligjit për komisionet hetimore, të zhbëhet ndryshimi i rregullores dhe në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar ia kemi dalë të marrim një hap të parë modest për largimin e papërgjegjshmërisë politike përmes reformës zgjedhore dhe në bashkëpunim me aleatët strategjik të Shqipërisë, Partia Demokratike ia ka dalë të bindë palën tjetër për nisjen e punës për reformën zgjedhore”, tha Basha.

Share This Article