ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani 2 hours ago
Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord 2 hours ago
Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona 2 hours ago
Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj 2 hours ago
Kërkesa e Donald Trump-BE shtyn prezantimin e paketës së sanksioneve ndaj Rusisë 2 hours ago
Next
Prev
Home Albania

Edhe shpendët shtegëtojnë sipas ligjeve të natyrës…

albnews by albnews
27 March, 2023
in Albania, Kosova, Shqiperia, UK
0
Edhe shpendët shtegëtojnë sipas ligjeve të natyrës…
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shkurt!

Globalizimi, ndër fenomenet e tjera socio-ekonomike, ka inkurajuar edhe lëvizjen e lirë të popujve nga një shtet në tjetrin.

RelatedPosts

Një portret i paautorizuar për Fatos Nanon, sot që mbush 73 vjeç

Rubin në Hagë: Trajtim i pazakontë ndaj një burrë shteti që është dorëzuar vullnetarisht

Ishulli i vogël i pushtuar nga Britania, për të penguar Bashkimin Sovjetik

Jemi në vitin 2023 dhe ka shumë njerëz që “largohen” nga atdheu. Shumë udhëtojnë ose vendosen në vende të tjera për arsye të ndryshme: për turizëm, jetë më të mirë, vizita në familje, trajtim mjekësor, punësim, tregti, arsimim, kërkim mbrojtje ose strehim të garantuar nga konventat ndërkombëtare, etj.

Ka edhe shumë të tjerë që braktisin familjet dhe të dashurit e tyre, shkollimin, punësimin apo edhe jetën e tyre shumë “mizore” socio-ekonomike dhe “i futen detit në këmbë” duke udhëtuar dhe u vendosur në vende të ndryshme, në kundërshtim me sistemin ligjor.

Eshtë jashtëzakonisht e rëndësishme që ky grup njerëzish të mësojë disa informacione të thjeshta por shumë të rëndësishme para se të vendosin ose të fillojnë udhëtimin e tyre drejt “parajsës” së dëgjuar nga të tjerët ose madje të perceptuar nga vetja e tyre.

Këta njerëz duhet të mësojnë se mund të ndalohen dhe izolohen në kampe, qendra azilant kërkuesish apo edhe qendra paraburgimi, nga autoritetet e emigracionit të vendeve përkatëse në portet ose aeroportet e hyrjes, si dhe brenda territorit të atij vendi. Ata madje mund të kthehen ne vendin nga kanë ardhur. Gjithashtu mund të ndëshkohen nga autoritetet e emigracionit për të mos hyrë në atë vend për një periudhë të caktuar kohe.

Mund të ndodhë që këta njerëz të ndiqen penalisht, dhe pasi të hetohen dhe gjykohen, ata mund të gjobiten dhe burgosen sipas ligjeve në fuqi të atyre shteteve. Derisa të përfundojnë këto procedura, ata mund të jetojnë në paraburgim, dhe më keq, ata mund të jetojnë në burg nëse vendimi i gjykates i dënon me burgim.

Ata njerëz që arrijnë të hyjnë në tokën e “premtuar” fizikisht, por jo ligjërisht, duhet të mësojnë se nuk kanë të drejtë ligjore për të punuar, për të bërë biznes ose për të bërë çdo lloj pune të paguar ose të papaguar.

Ligjërisht, këta njerëz nuk mund të marrin me qira një banese për t’u strehuar.

Me tej, duhet theksuar se këta njerëz  nuk do të jenë në gjendje të kërkojne ndonjë përfitim në sistemin e asistencës sociale dhe mund të ndiqen penalisht nëse përpiqen për ta kryer këtë në mënyrë të paligjshme.

Kuptohet që, nëse jetoni pa leje qëndrimi dhe e gjeni veten në nevojë për kujdes mjekësor, atëherë këtyre njerëzve mund t’u kërkohet të paguajnë shuma të mëdha për trajtimin mjekësor të ofruar nga Shërbimi Shëndetësor Kombëtar përkatës.

Edhe nëse këtyre njerëzve u nevojitet një llogari bankare për të kryer veprime bankare, etj., atyre mund t’u mohohet hapja e një llogarie të tillë bankare.

Njerëzit pa leje qëndrimi nuk mund të drejtojnë një makinë dhe nëse kapen në një shkelje të tillë atëherë e drejta e tyre për të drejtuar mund të revokohet dhe patenta, gjithashtu, revokohet nga autoritetet përkatëse.

Shumë nga këta njerëz mund të përjetojnë një përvojë të hidhur vuajtjesh, të tilla si uria, sëmundjet, të ftohtit, te nxehtit, vetmia, dhuna, depresioni, etj. Shumë kthehen në borxhlinj, narkotikë dhe “skllevër” modernë, të inkriminuar dhe të burgosur. Për fat të keq, jo pak humbasin edhe jetët e tyre.

Edhe në globalizim,  shpendët shtegëtojnë në të njëjtën mënyrë: sipas ligjeve të natyrës. Është koha për të mësuar nga këta të fundit.

Nga: Kastriot Berberi

Anëtar i Këshillit Bashkiak të Londrës të “Waltham Forest-it”

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani

Kryediplomatja finlandeze viziton Kosovën, pritet në takim nga Osmani

16 September, 2025
Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

Sot Konferenca e 6-të Ndërqeveritare, hapen 4 kapituj të “Agjendës së gjelbër”, Kos: Shqipëria ka ecur shumë shpejt. Rama: Ritëm rekord

16 September, 2025
Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona

Trump thotë se ushtria amerikane shënjestroi përsëri një anije që dyshohet se transportonte drogë nga Venezuela, vriten 3 persona

16 September, 2025
Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj

Sanksionet ndaj Rusisë, Rubio: Trump do marrë vendimin e tij, edhe Europa të veprojë njësoj

16 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result