Edhe sot ditë zie në Maqedoni

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ditë zie është duke u mbajtur edhe sot në Maqedoni për të kujtuar viktimat që humben jetën të mërkurën në aksidentin tragjik.

15 viktimat e tragjedisë që humbën jetën gjatë aksidentit të autobusit që u rrokullis në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Laskarcë. Pjesa më e madhe e viktimave janë të rinj, nën 30 vjeç, ndërsa bëhet fjalë për administratorë dhe studentë nga Gostivari dhe rrethina.

Aksidenti ndodhi më 13 shkurt rreth orës 17:00, kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” që po udhëtonte nga Shkupi për në Gostivar nga shkaqe ende të panjohura ka humbur drejtimin, duke shtypur barrierat rrugore dhe më pas ka përfunduar në humnerë. Sipas ministrit të shëndetësisë, Venko Filipçe, shtatë nga viktimat kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Rametulla Abdurraimi, djalë i vetëm i familjes Abdurraimi

Valdete Hamiti, (1989), nga Debreshti i Gostivarit, nënë e dy fëmijëve të mitur

Jovica Tërpevski, djali i deputetit Bllagojçe Tërpevski nga Gostivari

Besim Kamberi nga fshati Senakos i Gostivarit

Onur Sadiku, 19-vjeçar nga Gostivari

Esat Emruli nga Gostivari

Ajdin Ismaili, 19 vjeç nga Gostivari

Besim Fetai nga Vrapçishta

Bejza Uzeiri nga Banjica e Poshtme

Zoran Davidovski (1981), punonjës në Qytetin e Shkupit

Tërpana Janevska, pensioniste nga Gostivari

Boban Avramovski, student i FON-it

Dejan Ristevski, i punësuar në Bankën Popullore të Maqedonisë

Pavle Kostoski, nga Gostivari, i sapo diplomuar në Fakultetin Juridik në Shkup.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply