Edhe sot kolona në kufi, kosovarët ia mësyjnë Shqipërisë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qytetarët e Kosovës edhe sot kanë zgjedhur ta lëshojnë vendin për fundjavë, duke u nisur drejt Shqipërisë.

Sipas mediave kosovare, në kufirin Vërmicë-Morinë janë shkaktuar kolona të shumta.

E njëjta ndodhi edhe të premten, kur u njoftua se mbi 13 mijë qytetarë të Kosovës e kanë kaluar kufirin Kosovë-Shqipëri.

Kjo ka ndodhur për shkak të masave të marra nga Qeveri e Kosovës, përkatësisht nga Ministri e Shëndetësisë për të parandaluar përhapjen e Covid19.Reklamë

Këto masa ndalojnë qarkullimin e qytetarëve nga ora 22:00 deri në 05:00, përveç në raste urgjente.

Shërbimet e gastronomisë janë obliguar të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 7 prill deri më 18 prill. Ato lejohen të punojnë vetëm me shërbimet “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat.

Në vazhdim mund t`i shikoni pamjet nga kufiri Vërmicë-Morinë.

Share This Article