Edhe Suedia e pezullon vaksinën e AstraZeneca-s

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Agjencia shëndetësore e Suedisë njoftoi të martën se do ta pezullojë vaksinimin e popullsisë me vaksinën e kompanisë AstraZeneca për Covid-19 si masë parandaluese.

Gjermania, Franca dhe Italia e morën të njëjtin vendim të hënën pasi disa shtete tjera raportuan efekte anësore serioze, përfshirë mpiksjen e gjakut, ndonëse Organizata Botërore e Shëndetësisë ka thënë se nuk është gjetur lidhje mes kësaj vaksine dhe efekteve negative.

“Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik ka vendosur që ta pezullojë përdorimin e vaksinës së AstraZeneva-s për Covid-19 derisa të përfundojë hetimi i Agjencisë Evropiane të Ilaçeve rreth dyshimeve për efekte anësore”, thuhet në njoftimin e kësaj agjencie.

Fqinjet e Suedisë, Danimarka dhe Norvegjia, kanë raportuar raste të izoluara të gjakderdhjes, mpiksjes së gjakut dhe numrit të vogël të trombociteve pas marrjes së vaksinës së AstraZeneca-s, shkruan Reuters.

Agjencia Suedeze për Prodhime Mjekësore tha të martën se ka regjistruar 10 raste të mpiksjes së gjakut dhe një rast të nivelit të ulët të trombociteve në mesin e personave që e kanë marrë këtë vaksinë.

Share This Article