Edi Paloka i reagon Bardhit: Pa “cic-mice”, jemi në krizë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Këto janë “cic mice” që vetëm PD-së nuk i vlejnë”, kjo është përgjigja që kryetari i Këshillit Kombëtar të PD i kthen Gazmend Bardhit, i cili shprehet se si Sekretar i Përgjithshëm nuk ka marrë asnjë kërkesë për mbledhje të Kuvendit të Jashtëzakonshëm.

Madje Edi Paloka nënvizon se shumica e delegatëve kanë firmosur për t’i dhënë zgjidhje krizës në selinë blu.

“Së pari rikonfirmoj që janë 4200 firma të dorëzuara. Ky është Kuvend i Jashtëzakonshëm. Që nga unë i pari, jemi të detyruar t’i bindemi vullnetit të shumicës. Kemi një realitet, që jemi në krizë. Shumica e delegatëve kërkojnë zgjidhjen nëpërmjet Kuvendit dhe kështu e ndihmojmë PD,” tha Paloka.

Sa i përket vlefshmërisë së firmave, Paloka fton gazetarët t’i numërojnë, por shprehet se as ai vetë nuk i njeh emër për emër, e për këtë duhet të ngrihet komisioni i mandateve në kuvendin e PD.

“Edhe unë nuk i njoh të gjithë delegatët, as unë nuk jam për t’i verifikuar ata. Këtë verifikim e bën komisioni i mandateve në Kuvend,” tha ai.

Pyetjes se çfarë ndodh nëse kryetari actual refuzon të njohë firmat, Paloka përgjigjet me përcaktimet në statut

“Nëse dikush nuk e zbaton këtë detyrim, atëherë kanë detyrimin firmëtarët që janë nismëtarët e Kuvendit që të vazhdojnë me procedurat.

Në datën 10 nëntor mbështetësit e Sali Berishës dorëzuan 4200 firma me kërkesën e  mbledhjes së Kuvendit Kombëtar. Në pikat e kërkesës nënvizohet ndryshimi i statutit, përmes të cilit do të hapet procesi për shkarkimin e Bashës dhe hapjen e garës për kryetarin e PD.

Share This Article