Edi Rama -Anglezëve: Mos na fajësoni ne për problemet tuaja

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për BBC akuzoi Mbretërinë e Bashkuar se po sulmon shqiptarët për të justifikuar politikat e saj të dështuara të emigracionit dhe të ruajtjes së kufijve.

Kreu i qeverisë mes të tjerash komentoi dhe deklaratat e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, duke thënë se thënie të tilla nuk do të bënin gjë tjetër përveçse do të nxisnin ksenofobinë.

“Kjo lloj gjuhe nuk është një politikë, nuk është një program”, u shpreh Rama.

Shqiptarët janë tashmë grupi më i madh i emigrantëve të paligjshëm që kalojnë kanalin e La Manshit me varka të vogla.

ËhatsApp Image 2022 10 21 at 12.41.03 1080×720

Ligj i veçantë në Britani për të kthyer shqiptarët, reagon Rama: Luftoni bandat e çdo lloj kombësie, ndaloni diskriminimin

Ministrja Braverman tha disa ditë më parë se Anglia Jugore po përballej me një pushtim emigrantësh dhe mes të tjerash akuzoi shqiptarët se po abuzojnë me ligjet moderne të skllavërisë.

Në një intervistë për BBC Newsnight, Rama tha se komenti “pushtim” i përdorur nga Braverman ishte i pavend dhe për këtë arsye e kishte të pamundur të mos reagonte.

“Nuk bëhet fjalë për një person. Ka të bëjë me frymën që është krijuar dhe ka të bëjë me gjetjen e një kurbani duke fajësuar të tjerët. Nuk bëhet fjalë për shqiptarët, as alienë apo gangsterë, por ka të bëjë me politikat e dështuara për kufijtë dhe krimin. Unë admiroj gjithçka që përfaqëson Britania. Por me të vërtetë jam i neveritur për këtë lloj politike që në fund është e dënuar të dështojë”, përfundoi kryeministri Rama.

Share This Article