Edi Rama legalizon kanabisin, përdori Këshillimin Kombëtar

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ajo që ishte parashikuar që në fillim, u bë realitet.

Këshillimi Kombëtar, një nismë e dështuar me pjesëmarrje katastrofike, do përdorej nga kryeministri Edi Rama për axhendën e tij.

Sot Rama publikoi rezultatet e këtij këshillimi, ku spikat ‘miratimi’ i shqiptarëve për legalizimin e kanabisit.

Drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Cano, deklaroi se 61 % e personave që kanë plotësuar formularët e Këshillimit Kombëtar i janë përgjigjur pozitisht pyetjes: Shqipëria duhet të lejojë kultivimin, përpunimin dhe eksportimin e kontrolluar nga shteti të kanabisit.

Kurse Rama e bëri fakt të kryer legalizimin e kanabisit. Kreu i qeverisë e vlerësoi si pozitiv procesin dhe u angazhua se “opinioni i qytetarëve tashmë do të kthehet nga Këshilli i Ministrave në një plan zbatimi”.

Share This Article