Edi Rama merr borxh 650 mln euro vetëm pak muaj para ditës së zgjedhjeve

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Qeveria ka arritur të marrë eurobondin 650 milionë euro në bursën angleze me normë interesi 5 për qind. Ministria e Financave sqaron se borxhi i marrë duhet të shlyhet për 10 vite, pasi maturohet në 2035-ën.

Norma fillestare e eurobondit ka qenë 5.5 për qind thotë Ministria e Financave por për shkak të ofertës më të lartë se kërkesa pasi ishin 195 investitorë të interesuar për këtë emetim edhe norma e interesit është ulur.

“Ministria e Financave, vlerëson se emetimi i Eurobondit ka një rëndësi të veçantë, jo thjesht vetëm për sigurimin e likuiditetit, por edhe sepse siguron prezencën e vendit tonë në tregjet ndërkombëtare të kapitalit dhe mat besimin e investitorëve në obligacionet e emetuara nga shteti shqiptar. Kjo nënkupton kredibilitetit afatgjatë të ekonomisë shqiptare në tërësi dhe financave publike në veçanti”.

Ndikim në rritjen e imazhit të Shqipërisë përpara investitorëve të huaj ministria e thotë se ka pasur përmirësimi i vlerësimeve ndërkombëtare për ekonominë, për menaxhimin e borxheve por edhe përparimi i vendit drejt integrimit në BE.

“Raporti i mbulimit ndër më të lartët të arritur, prej 4.3 herë dhe më i larti ndër emetimet e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, që nga tetori 2024”.

Ky është eurobondi i shtatë që Shqipëria merr në tregjet e huaja pasi prej vitit 2010 vendi ka marrë 3.8 miliardë euro në tregun e huaj. Deri më tani vlera e Eurobondeve shkon në 3.15 miliardë euro.

Të dhënat nga “financat” tregojnë se aktualisht në portofolin e borxhit shtetëror janë 4 Eurobonde në vlerën totale prej 2.4 miliardë euro apo rreth 255 miliardë lekë.

Share This Article