Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Kosova duhet ta dëgjojë SHBA-në edhe tani sikur në vitet e më hershme.
“Kosovës ia kanë krijuar projektin vëllezërit amerikan, projektin sizmik. Kosova bën mirë të mos vazhdojë të luajë dhe t’i dëgjojë si në këtë kohë kur duket që gabimisht nuk kanë nevojë për ata. Ashtu siç ia ka dëgjuar në kohën kur Kosova pa ata nuk do të ishte kjo që ishte, është meritë e padiskutueshme e atyre që janë në uniformë”, ka thënë Rama në Klan Kosova.
“E kam thënë edhe më herët, unë nuk dua të bëjë një polici si të Francës apo Italisë, por si të Kosovës. Policia e Kosovë është spektakël dhe kjo patjetër që është meritë e atyre njerëzve. Po të ishte politika e Kosovës sa çereku i policisë së Kosovës, ku do të ishte Kosova?”, u shpreh Rama.