Edi Rama përmbyll fushatën zgjedhore në Vlorë

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri shqiptar dhe kryetari i PS-ës, Edi Rama me nota ironie foli sonte për opozitën. Nga Vlora ku mbylli fushatën elektorale, Rama tha se pas të dielës do të fillojë lufta me xhezve mes opozitës.

“Sot mbaroi kafja turke, sot u pre korrenti dhe s’ka me vajguri për revolucionin. Sot ka mbetur vetëm xhezvja për ti rënë njëri -tjetrit. Do ta shikoni pas të dielës si do fillojë lufta me xhezve se çizmet mbetën në parlament. U thanë shqiptarëve se do të vinte qameti, se vetë 97 do të rishfaqej. Pse e bënë? E bënë sepse ata vërtet janë gati ta djegin Shqipërinë edhe njëherë tjetër sepse ndjejnë nxehtësinë e drejtësisë që po vjen dhe që nuk kanë për ta ndalur dot deri në fund”, tha Rama.

Rama nga Vlora ka kujtuar fëmijërinë e tij, kur bënte plazh në Skelë. Në mbyllje te fushatës elektorale, kreu i qeverisa tha se fëmijët meritojnë një Shqipëri më e mirë se kjo që kemi sot.

“Kam qenë sa Zaho kur bëjë plazh në Skelë. Sot Zaho është midis jush. Ashtu si të gjithë bashkëmoshatarët e tij, pavarësisht nëse prindërit e tyre besojnë tek një parti, një tjetër apo asnjë parti.

Zaho dhe bashkëmoshatarët e tij meritojnë që nesër të jetë një Shqipëri më e mirë se kjo që kemi sot.

Ashtu sikundër Vlora sot është më e mirë sasa ishte kur unë isha në moshën e tij. Edhe Shqipëria e nesërme duhet të jetë me e mirë”, tha ai./Ora Neës/

Share This Article