ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Tre shenja të horoskopit që po tërheqin personin e ëndrrave të tyre këtë sezon  20 minutes ago
Katër ngjarje të rënda brenda disa orësh në vend/ Tritol tatimorit në Shkodër, i biri vret babanë në Durrës, vrasje në Tiranë dhe Berat 21 minutes ago
Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës 1 hour ago
Kurti liron nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari 1 hour ago
SHBA godet trafikantët e drogës në Oqeanin Paqësor, 14 të vrarë në sulmet ndaj katër anijeve 3 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Opinion

Edi Rama ra në usta!

albnews by albnews
5 July, 2023
in Opinion
0
Edi Rama ra në usta!
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

ELVI FUNDO

Kryeministri Edi Rama, i cili prej disa vitesh sillet si lideri i Ballkanit, sot ka marrë një shuplakë të fortë nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Shqip Rama sot ra në usta.about:blank

RelatedPosts

Asgjë tjetër nuk ka funksionuar – kështu që Starmer dhe Reeves më në fund po tregojnë të vërtetën për Brexit-in

A do ti shkojë prapa historia Fatos Nanos?

Problemet e Princit Andrew do të përkeqësohen edhe më shumë – çfarë makthi për Mbretin Charles

Në fakt, qasja ndaj Albinit në Shqipëri është e ndryshme, por prej kohësh shumica, jo vetëm e popullit të Kosovës, por edhe shqiptarëve, që jetojnë në Shqipëri, po i japin të drejtë vazhdimisht Albinit.

Së pari, për qëndrueshmërinë e tij, së dyti për bindjen që ka krijuar se është një njeri i pakapur dhe i lirë dhe së treti për faktin se po sillet si usta ndaj Edi Ramës.

Edi Rama duket se po thyen hundët me Albin Kurtin dhe KM-ja ynë nuk është më ai lideri rajonal.about:blank

Dikur thoshte se do të udhëhiqte Ballkanin e Hapur dhe se ishte një proces i rëndësishëm, në fakt opozita i kërkonte të ndiqte procesin e Berlinit.

Pasi dështoi Ballkani i Hapur me Vuçiçin në krah dhe Abazoviçin për shkak se Albin Kurti e braktisi dhe e la mënjanë në cep, Edi Rama la Ballkanin e Hapur dhe kaloi te Procesi i Berlinit.

Këtë po bën dy ditët e fundit dhe për t’u faktorizuar tha se do të bëjë një tur në lidhje me këtë veprim të tij .

Pra, justifikimi politik, që sipas tij, Ballkani i Hapur e kreu detyrën. Në fakt nuk bëri asnjë detyrë Ballkani i Hapur sepse nuk u hap kurrë, thjesht dhe vetëm disa marrëveshje, një pjesë e të cilave nuk zbatohen.

Por, nga ana tjetër, shfaqet Albin Kurti.

Albin Kurti është ustai i kryeministrit Rama dhe vërtetë Rama duket se ra në një usta. Në një usta të mirë, të vërtetë, të drejtë dhe po aq të ndershëm dhe të ashpër në çdo hap të tij që nga dita e parë që është përplasur me Edi Ramën.

Albini “përtej mëmëdheut” di të sillet mirë me Ramën, di t’ia tregojë se kush është partneriteti.

Edi Rama u soll si xhandar për Kosovën, bëri liderin, negociatorin, jepte urdhra, a thua se ishte ky që vendoste mbi të gjitha, por në fakt Kosova ka kryeministër, ka qeverinë e saj, ka liderët e saj që vendosin dhe Rama është një hiç përpara tyre dhe këtë e tregoi shumë mirë Albin Kurti.

Ia tregoi sot kryeministrit tonë duke ia thyer turinjtë, duke i thënë se i kishte anuluar një mbledhje qeverish pa asnjë arsye, thjesht dhe vetëm për qejfet dhe orekset e tij, për hundën e tij përpjetë se duhej që Albini të zbatonte ato që thoshte Edi dhe shokët e tij dhe të Sorosit.

Albini nuk e dëgjoi, e braktisi dhunën verbale të kryeministrit shqiptar dhe pasi i shkatërroi Ballkanin e Hapur tashmë Albini e ka futur në një cep të ringut Ramën dhe po i gjuan me grushta politikë pa ndalim.

Sot Albini ia tha copë se nuk do të presë Ramën duke ia dështuar turin kryeministrit.

Cilido të ishte suksesi i Edi Ramës me lëvizjen e tij nëpër Ballkan, në Bosnjë, Serbi, Mal të Zi, Maqedoni dhe Kosovë, kur Kosova nuk do ta presë, gjysma e kombit nuk do ta presë, kur kryeministri i gjysmës së kombit nuk do ta presë dhe nuk do ta përcjellë Edi Ramën. Sukses nuk ka më.

Pse? Sepse ky i fundit anuloi mbledhjet e qeverive, u soll si xhandar ndaj Albin Kurtit dhe Albini me dinjitet të plotë sot i tha: Edi Rama, ktheu dhe korrigjo gabimin që bëre, vazhdo me mbledhjet e qeverive dhe më pas je i mirëpritur.

Askush nuk do ta presë Edi Ramën në Kosovë, i cili do të shkojë si xhandar, si komandant, po Albini sot i tha publikisht se nuk do ta presë Edin Ramën, por do ta lërë në një cep aty mënjanë, aty ku e meriton për shkak të sjelljeve të tij arrogante, për shkak të dhunës verbale të tij ndaj Kosovës, ndaj qytetarëve të Kosovës dhe duke u sjellë si xhandar i Ballkanit, si lider i madh që pas paqes dhe puthjeve me Vuçiçin mund ta përdorte Kosovën për përfitimet e tij politike në Europë.

Në fakt, Albin Kurti është një usta për Edi Ramën dhe Edi Rama ra në një usta të vërtetë.

Tashmë do të ngelet me gisht në gojë, pasi në Kosovë, kryeministri i vendit, kryeministri i gjysmës së Shqipërisë, nuk do ta presë Edi Ramën, pasi ky i fundit u soll me Kosovën sikur ta kishte plaçkën e tij të luftës dhe tani përgjigjen e mori nga vetë Albini.

Plaçkë e luftës nuk është Kosova. Ajo nuk mund të përdoret nga Edi Rama për pazaret e tij personale, por thjesht dhe vetëm mund të respektohet si partneritet dhe Rama si partner.

Rama nuk dëshiron të jetë partneri, do të jetë xhandari. Epo xhandar sot nuk ka, sepse Rama këtë herë ra në usta.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Tre shenja të horoskopit që po tërheqin personin e ëndrrave të tyre këtë sezon 

Tre shenja të horoskopit që po tërheqin personin e ëndrrave të tyre këtë sezon 

28 October, 2025
Katër ngjarje të rënda brenda disa orësh në vend/ Tritol tatimorit në Shkodër, i biri vret babanë në Durrës, vrasje në Tiranë dhe Berat

Katër ngjarje të rënda brenda disa orësh në vend/ Tritol tatimorit në Shkodër, i biri vret babanë në Durrës, vrasje në Tiranë dhe Berat

28 October, 2025
Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

Kur shteti mbetet pa buxhet, rreziqet që i kanosen Kosovës

28 October, 2025
Kurti liron nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari

Kurti liron nga detyra zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari

28 October, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result