Edi Rama shef i NATO-s, si ranë mediat në kurthin e një gënjeshtre për 1 prill

albnews
By
4 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ekzkluzive, e bujshme, lajm i madh. Këto ishin vetëm disa nga titujt e ballinave të shumicës së mediave në Kosovë, Shqipëri e Serbi.

Fjala ishte për “lajmin e madh” se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, do të bëhej Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, duke pasuar në këtë detyrë sekretarin aktual Jens Stoltenberg.

E gjitha nisi më një “tweet” të akademikes dhe studiueses së komunikimit Suzana Starikov, e cila paralajmëroi, me tallje në twiterin e saj se Edi Rama do ta pasojë Jens Stoltenberg-un në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.

“Edi Rama do të pasojë Jens Stoltenberg në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s. Në veçanti thuhet se SHBA-të kanë insistuar në zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ardhshëm të NATO-s mes anëtarëve të rinj të NATO-s. Kandidatët ishin kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama. Kush do të jetë kryeministri i radhës i Shqipërisë?”, kishte shkruar ajo.

Starikov, duke qenë akademike e komunikimit e duke e ditur famën e madhe që e ka dita e 1 prillit në botë, dhe natyrisht arsyes që fshihet prapa kësaj fame, duket se kishte vendosur të argëtohej, sigurisht duke mos e menduar jehonën e madhe që do të pasojë pas tweet-it të saj.

Raportim për këtë lajm pati nga pothuajse të gjitha mediat e shkruara, por edhe  edhe televizionet, në Kosovë, Shqipëri e Serbi; RTK, Top Channel, B92, TANJUG ,NOVVOSTI, etj ishin vetëm disa nga dhjetëra media që lajmin për “Edi Ramën Sekretar të NATO-s” e raportuan me seriozitetin që nuk i takonte.

Raportimi i Top Channel, të cilin ende mund ta gjeni në internet, për dallim me disa media të tjera që tashmë e kanë fshirë lajmin, thotë kështu: “Sot Shqipëria shënon 13 vite si anëtare e NATO-s dhe cicërimat e akademikës gjermane në twiter nuk duken të jenë rrufe në qiell të hapur, pasi ideja që Edi Rama të mund të zgjedhet në krye të NATO-s ka kohë që qarkullon, por a synon Edi Rama postin e Sekretarit të Përgjithshëm koha do ta tregoi.”

Në këtë “kurth” ra edhe televizioni publik i Kosovës RTK.

Madje, në lajmet e orës 23:00 ndër titujt kryesor e pati edhe tweet-in e akademikes gjermane; “EDI RAMA NË KRYE TË NATO-s? Ishte titulli i lajmit në televizionin publik të cilin tash nuk mund ta gjeni askund në internet, pasiqë duket se RTK e ka fshirë. Madje, për këtë temë e kishin ftuar mbrëmë edhe analistin Ben Andoni, për të dhënë komentet e tij. As kjo video nuk gjendet në rrjetet sociale të RTK-së.

E raportimi i televizionit publik e çuditi edhe vet autoren e kësaj shakaje Suzana Starinkov.

Ajo në fakt reagoi ndaj shumicës së mediave të lartëcekura, mirëpo në rastin e RTK-së, ajo tha që tashmë kjo nuk është qeshaarake.

“Kjo nuk është më qesharake. Gënjeshtra ime doli në lajmet kryesore në RTK 1. E dashur @rtklivecom, ishte thjesht një shaka e 1 prillit. Ju më bëni të ndihem fajtor vetëm për një shaka prilli. A nuk bëni kërkime përpara se të publikoni lajmet tuaja?, u shpreh Starinkov.

Share This Article