Direkt pas vizitës zyrtare në Gjermani, kryeministri Edi Rama ka mbërritur me helikopter në Vlorë.
Helikopteri u ul tek vilat qeveritare në zonën e Ujit të Ftohtë dhe më pas kryeministri me eskortën e tij i janë drejtuar Vilave Qeveritare, shkruan A2.
Mësohet se kryeministri Rama do të ketë disa takime pune tek vilat qeveritare, takime këto të cilat do të zhvillohen me dyer të mbyllura.
Mësohet se shefi i qeverisë do të qëndrojë deri pasdite në Vlorë dhe më pas do të largohet. Ndërkohë sipas të njëjtave informacione të premten pritet të jetë sërish në bashkinë e Vlorës sipas agjendës momentale.