Edi Rama: Të fuqishmit e PS-së përdorin hipotekën për interesat e tyre

albnews
By
2 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri socialist Edi Rama ka shprehur sërish shqetësimin e tij lidhur me situatën në hipoteka dhe çështjen e pronave.

Duke folur të premten në Tiranë gjatë turit të falenderimit për besimin që i është dhënë PS-së në zgjedhjet lokale të 14 majit, zoti Rama tha se hipoteka është trajtuar ndër vite si një vend ku të fuqishmit e PS punësojnë njerëz. 

Ne kemi përgjegjësisë që një bankë (Hipoteka), e kemi trajtuar si një vend ku të fuqishmit e kësaj partie punësojnë njerëz” u shpreh zoti Rama. Ai tha se hipoteka është parë si një zonë trafiku interesash të veta dhe se qytetarët nuk marrin lehtësisht certifikatën e pronësisë.

Ne akoma sot, kemi një problem shumë të madh, jemi një vend që nuk ka stabilitet në çështjen e pronës dhe këtu nuk flas për konfliktet e pronësisë, por për faktin që sot një shqiptar i zakonshëm nuk e ka akoma të lehtë që të marrë nga Hipoteka certifikatën e pronësisë që e ka atje!” tha kryeministri

Edhe një herë zoti Rama kërkoi ndjesë për situatën në hipoteka duke kërkuar kthimin e këtij institucioni në nivelin e një banke.

Kush ka dorë në këtë turp, duhet të heqë dorë dhe ajo agjenci duhet të bëhet bankë. Ashtu sikur nuk i shkon në mendje njeriut për të bërë lodra me kurset e këmbimit të Bankës së Shqipërisë, ashtu mos t’i shkojë mendja të merret me tokat e shqiptarëve. Kjo është më e rënda!” tha zoti Rama. 

Share This Article