Edi Rama tregon se ku ka ngecur reforma zgjedhore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kryeministri Rama dha detaje rreth procesit të Reformës Zgjedhore.

Ai deklaroi se mazhoranca ka bërë të gjitha lëshimet e arsyeshme në këtë proces duke theksuar në mënyrë të veçantë identifikimin biometrik të aplikuar në të gjithë vendin.

“Topi është në fushën e PD dhe për sa na takon ne e kemi mbyllur këtë proces. Kemi bërë të gjitha koncesionet e arsyeshme. Le të themi që nëse do t’i qëndronim strikt kornizës së rekomandimeve ne nuk duhet ta diskutonim përfshirjen e teknologjisë në zgjedhje sepse ODIHR nuk e ka rekomanduar. Për sa na takon, ne kemi bërë një studim me dëshirën për të adresuar këtë problem që alibia e teknologjisë të binte.

Nuk është diçka e pabëshme për të bërë identifikimin biometrik. Votimi elektronik është përjashtuar kategorikisht. Një identifikim offline. Kjo është një gjë që kërkon kohë, unë jam pesimist. Kërkon sepse që nëse një vend shkon drejt teknologjisë të mos shkojë menjëherë por me faza. Ne donim që zgjedhjet në 2019 të shërbenin për të testuar sistemin. Problemi sot është koha”, tha Rama në “Opinion”.

Share This Article