Ndryshime në qeveri/ Rama shkarkon Ahmetajn, zëvendësohet nga Balluku

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Belinda Balluku emërohet zv.kryeministre, duke zëvendësuar në këtë post Arben Ahmetajn, njoftoi Kryeministri Edi Rama.

“Energjia si sfida më kolosale e kësaj periudhe dhe infrastruktura si sfidë e pandërprerë kombëtare, janë bërë sot edhe marrëdhënie intensive me qeveri e institucione ndërkombëtare. Koha që roli i zv/kryeministrit të fokusohet në këto fusha. Belinda Balluku bëhet zv/kryeministre”, shkroi Kryeministri Edi Rama në Tëitter.

Kryeministri njoftoi gjithashtu edhe largimin e kryenegociatorit me Bashkimin Europian, Zef Mazi, vetëm pak ditë pas nisjes zyrtarisht të negociatave.

“Tani që prioriteti i Rindërtimit ia le vendin prioritetit të Negociatave me BE, ndërron profili i ministrit të Shtetit. Majlinda Dhuka, një profil i lartë teknik në vend të profilit të lartë diplomatik të ambasadorit Mazi, bëhet Kryenegociatore & Ministre Shteti pranë Kryeministrit”, njoftoi Rama.

“Falënderoj Arben Ahmetajn për kontributin në misionin tonë të përmbushur me një sukses spektakolar për Rindërtimin. Falënderoj Zef Mazin për kontributin në arritjen e madhe historike të çeljes së negociatave; dy bashkëpunëtorë të vlefshëm në një rrugë sfidash që vazhdon”.

Ndryshimet në kabinet i janë dërguar për firmë Presidentit Bajram Begaj.

Share This Article