Edit Harxhi: PD është pasuri kombëtare

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Kandidatja për kryetare të PD-së, Edit Harxhi, ka folur për mediat, pasi ka votuar për drejtuesin e ri të demokratëve.

E pyetur nëse do të largohet nga PD-ja nëse humbet garën, zonja Harxhi u përgjigj se beteja fillon sot.

“PD është një aset, është një pasuri kombëtare, sot është dita e demokratëve, uroj shumë që të ketë një pjesëmarrje masive, pasi ne sot votojmë reformimin e PD-së. Absolutisht që mendoj se në radhë të parë do të fitojnë demokratët, jam e sigurt që vota e tyre do të jetë për ndryshimin.

Unë dua të bëj një thirrje për zotin Basha, demokratët duhet të jenë në lista, janë penguar themelues të PD-së që të votojnë, me pretendimin se nuk kanë qenë aktiv në fushatë. Kjo nuk është normale, ndryshimi ynë do të sjellë votën e hapur për të gjithë shqiptarët”, ka deklaruar Harxhi.

E pyetur nëse do të largohet nga PD, nëse humbet garën, Harxhi është shprehur se: “Beteja ime fillon sot, Absolutisht që unë do të vazhdoj aktive edhe pas 30 vitesh, ju thashë që beteja ime fillon sot”.

Share This Article