Edmond Spaho: Lul boll me dëbime

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Pas Vokshit edhe ish-nëkryetari i Partisë Demokratike, deputeti Edmond Spaho, i cili është pozicionuar së fundmi hapur pro lëvizjes “Foltorja” të iniciuar nga Sali Berisha, ka reaguar ashpër ndaj shkarkimit të Flamur Nokës prej Lulzim Bashës.

Në faqen e tij në Facebook, Spaho me doza të forta ironie i bën thirrje Lulzim Bashës që të ndalet me shkarkime e të fillojë me internime, e pastaj mund të nis edhe me pushkatime, njësoj si Enver Hoxha.

Gjithsesi sipas deputetit të Korçës, Luli nuk e bën dot Enverin, sepse është shumë qesharak dhe i mjerë.

“Lul mjaft me dëbime, fillo internimet tani.  Bjeru deputetëve si në ’45-ën. Po ndonjë pushkatim, nuk do bëjmë? Nuk e bën dot Enverin ti. I pari ishte historik, i dyti qesharak dhe i mjerë. Po të mblidhet litari, Lul, po të mblidhet”.

Mbrëmjen e djeshme Lulzim Basha mori vendimin personal, për të shkarkuar nga nënkryetar i Komisionit të Sigurisë në parlament Flamur Nokën dhe e paralajmëroi njëkohësisht, për përjashtim nga grupi parlamentar i PD-së./Ora news/

Share This Article