Eduarti, oficeri i Policisë që pësoi arrest kardiak në timon dhe humbi jetën

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Eduart Biba, është 45-vjeçari që ditën e djeshme ka ndërruar jetë pas një arresti kardiak gjatë drejtimit të automjetit në autostradën “Tiranë–Durrës”.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Biba ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të problemit shëndetësor dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

45-vjeçari me origjinë nga Kodër Rrësheni, ishte Oficer i Policisë me detyrë Shef i Seksionit të Krimeve në Durrësit, qytet ku jetonte prej disa kohësh me familjen, ndërsa më parë ka punuar edhe në Policinë e Lezhës dhe te Mirditës.

Familjarët, miqtë dhe kolegët janë tronditur nga ky lajm tragjik dhe ndarje e parakohshme nga jeta e 45-vjeçarit.

Share This Article