Edukatorja e mbytë foshnjën duke ia zënë frymën me jastëk

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Edukatorja nga Ukraina, një 51 vjeçare është arrestuar nga autoritetet e vendit për shkak se vrau foshnjen duke i zënë frymën me jastëk.

Arrestimi ka ndodhur pasi janë publikuar pamjet e tmerrshme.

Policia ka njoftuar se vajza ka vdekur nga të vjellat për shkak të probleme të frymëmarrjes pasi i shkaktoi edukatorja me jastëk.

E në vend që edukatorja Irina Sukhanova, të raportojë në polici ajo madje ka tentuar t’i zhdukë pamjet nga kamerat, por policia i ka rikthyer ato si prova që shërbyen për arrestimin e saj.

Sukhanova para policisë ka thënë “Ajo që unë i vendosa fëmijës ishte vetëm një forcues special e cila do të shërbente për mbrojtjen e fëmijës nëse ajo rrëzohej, kështu nuk do të lëndohej.”

Ajo është arrestuar dhe rasti është duke u hetuar edhe më tutje për shkak se kishte hapur edhe një çerdhe pa leje të autoriteteve.

Share This Article