Edward P. Joseph para Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së: Arrestimet dhe presioni mbi opozitën po dobësojnë demokracinë

albnews
By
3 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Nënkomiteti për Evropën i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së nxjerr në pah problematika të thella në sistemin gjyqësor dhe procesin zgjedhor në Shqipëri.

Ky koknkluzion vjen pas dëshmisë që dha Edward P. Joseph, lektor dhe bashkëpunëtor i lartë në Institutin e Politikës së Jashtme pranë Shkollës së Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare të Johns Hopkins.

Sipas deklaratës që mbajti, Edward P. Joseph, sundimi i ligjit mbetet një kërkesë mbizotëruese për Shqipërinë, pasi të dhënat tregojnë një numër gjithnjë e në rritje të çështjeve të prapambetura, duke i lënë qytetarët të presin me vite për një vendim përfundimtar. Këto vonesa, sipas raportit, minojnë besimin e publikut dhe të drejtën për një proces të rregullt ligjor.

“Sundimi i ligjit mbetet një kërkesë mbizotëruese. Shtetet e Bashkuara dhe shtetet kryesore të BE-së kanë mbështetur prej kohësh përpjekjet për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur, të besueshëm dhe efikas në Shqipëri.

Të dhënat sugjerojnë një numër gjithnjë e në rritje të çështjeve të prapambetura, duke i lënë qytetarët të presin me vite për një vendim përfundimtar.
Këto vonesa minojnë besimin e publikut dhe të drejtën për një proces të rregullt ligjor.
Raporti i vëzhgimit të zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e majit identifikoi një sërë ndërhyrjesh në procesin zgjedhor.

ODIHR përmendi raportet e frikësimit, keqpërdorimit të burimeve publike dhe presionit mbi punonjësit publikë, raste frikësimi dhe blerjeje votash, si dhe probleme me sekretin e votimit”, thuhet në konkluzionet e lektorit amerikan.

Po ashtu, sipas tij, raporti i vëzhgimit të zgjedhjeve të majit nga OSBE/ODIHR identifikoi ndërhyrje të shumta në procesin zgjedhor. Po ashtu, ai ngriti shqetësimin se arrestimet dhe presioni mbi opozitën po dobësojnë demokracinë në Shqipëri.

“Ndërsa SHBA-të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre të ngushtë me Tiranën, një aleat besnik i NATO-s dhe partner i SHBA-së,
Uashingtoni duhet të ngrejë pyetje në lidhje me sundimin e ligjit, integritetin dhe efikasitetin gjyqësor, arrestimet dhe ndjekjen penale të udhëheqësve të opozitës, si dhe rënien e pluralizmit politik“, thuhet në konkluzionet e Edward P. Joseph.

Share This Article