Eekstradon pas 18 vjetësh në Indi nëna që dyshohet se e vrau vazjën e sajë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Tetëmbëdhjetë vjet pasi Jaswinder Sidhu ishte vrarë në Indi, nëna dhe daja i saj janë ekstraduar nga Kanadaja në Indi, për t’iu nënshtruar gjykimit për krimin e dyshuar.

Malkit Kaur Sidhu dhe Surjit Singh Badesha, të cilët tashmë kanë shtetësi kanadeze, janë dërguar në mbajtje nga policia indiane. Ata akuzohen për dhënien e urdhrit për vrasje, pasi Jaswinder ishte martuar me një vozitës qerresh. Sidoqoftë, të akuzuarit e kanë mohuar akuzën për porositje të vrasjes.

Ata ishin arrestuar në Kanada në vitin 2012 duke u mbështetur në rregullat për ekstradim pas një hetimi të përbashkët mes policisë kanadeze dhe autoriteteve indiane. Mbetet ende e paqartë se kur do të fillojë gjykimi për këtë rast.

Ish-bashkëshorti i viktimës, Sukhwinder Singh, ka thënë se të akuzuarit duhet të dënohen me burgim të përjetshëm dhe se nuk dëshiron që ata të dënohen me vdekje. Për më tepër, ai tha se i është mirënjohës policisë për kryerjen e punës së tyre me sukses për këtë rast, shkruan “BBC”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply