“Efharisto poli file”: Gazeta turke falenderon Greqinë për ndihmën pas tërmetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Gazeta turke “Hurriyet” ka falenderuar Greqinë për ndihmën që i ka dhënë  pas tërmeteve vdekjeprurëse të 6 shkurtit.  Në kopertinën e gazetës shkruhet “Efharisto poli file”.

Siç raporton korrespondenti i Kathimerini dhe SKAI, Manolis Kostidis, populli turk ndjen mirënjohje të madhe ndaj grekëve për ndihmën që kanë ofruar.

Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 37,000 njerëz kanë vdekur dhe numri pritet të rritet.

Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit përfshirë edhe Sirinë ku janë raportuar mbi 3 mijë viktima.

Share This Article