Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë “yjet” në rrjete sociale, kjo ndikon dhe te numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por, cilët janë ish-banorët e shtëpisë së “BBV” që kanë spikatur në “Instagram”?
“Top Albania Radio” sërish bën një përmbledhje të shifrave të tyre në “Instagram”. Ashtu si javën e kaluar, Nita Latifi vazhdon të zbresë në numrin e ndjekësve. Këtë herë ajo ka humbur 1 mijë ndjekës, duke numëruar 138K.
Së fundmi, Nita ka realizuar një set të ri fotografik në muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit. Ajo është shfaqur në natyrë me një fustan të bardhë dhe me një shami të gjatë ngjyrë rozë.
Në vend të nëntë renditet Efi Dhedhes. Së fundmi ajo nuk ka qenë shumë aktive por më herët ka reaguar ashpër përmes disa videove të publikuara në rrjetet sociale, ku iu ka kërkuar të gjithëve që të ndalen së përfoluri marrëdhënien e saj, pasi po e dëmtojnë shumë. Efi ka humbur 1 mijë ndjekës.
I njohur për zërin e tij dhe talentin në muzikë, Armaldo Kllogjerin tani do ta shikojmë edhe në arenën e kërcimit si konkurrent në spektaklin “Dancing With the Stars”. Megjithatë, që nga hera e kaluar ai nuk ka ndryshuar aspak në numrin e ndjekësve të tij. Armaldo numëron sërish 122K ndjekës.
Keisi Medini po ashtu nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve në Instagram. Ajo numëron sërish 365K.
Jori Delli ka qenë padiskutim një nga personazhet më të përfolur të “BBV 2” edhe pse qëndrimi i saj si banore në shtëpinë më të famshme në Shqipëri zgjati shumë pak. Tashmë, ajo po shijon romancën e saj me reperin italian Fred De Palma. Jori po ashtu si Keisi nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve dhe numëron 532K.
Luiz Ejlli, fituesi i “Big Brother VIP”, si edhe protagonist i filmit “Në kuadër të dashurisë”, pati një sukses me premierën e filmit vetëm pak ditë më parë. Në ndryshim nga java e kaluar, Luizi nuk ka ndryshuar në numrin e ndjekësve të tij dhe numëron sërish 614K.
Dea Mishel ka qenë në vëmendjen e publikut edhe pas daljes së saj nga shtëpia e “BBV” si një nga finalistet e edicionit të dytë. Ajo ka treguar në Top Albania Radio se vazhdon të ruajë një shoqëri shumë të mirë me disa nga banorët edhe pas daljes nga shtëpia dhe përfundimit si eksperiencë.
Së fundmi Dea ka qenë mjaft e komentuar në rrjet për shkak të veshjes së saj në premierën e filmit “Në kuadër të dashurisë”. Ajo ka fituar këtë javë 1 mijë ndjekës dhe tani numëron 300K.
Kiara Tito ka sërish rritje në numrin e ndjekësve në Instagram. Këtë javë ajo ka 1 mijë ndjekës më shumë. Tashmë Kiarën e shohim çdo të diel në “DWTS Fan Club”.
Në ndryshim nga java e kaluar që renditej në vend të parë, këtë herë Olta Gixharin ka rënë me një pozicionim. Ajo ka shtuar 2 mijë ndjekës nga java e kaluar. Nga 440 mijë ndjekës, tashmë aktorja numëron 442K. Vendi i parë për këtë javë shkon për Ronaldo Sharkën me plot 5 mijë ndjekës më shumë duke numëruar kështu 205K.