Efi Dhedhes mori vëmendje të madhe gjatë qëndrimit të saj në Big Brother VIP Albania.
Ajo ishte kthyer në një nga banoret e preferuara të publikut, ndonëse doli nga shtëpia shumë herët.
Sidoqoftë, bukuroshja ka qenë së fundmi e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, gjersa ka folur për eksperiencën brenda.
“Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur. Unë isha parapërgatitur. Unë e kisha si një dëshirë që nuk kisha marrë asnjë lloj ftese. Unë punova për pjesën e nervave të mia. Kam punuar që aty brenda të jem më e qetë”, tha fillimisht Dhedhes.
“U pendova që nuk shijova aq shumë. E krijova rrethin, aty kur po e shijoja dola”, vazhdoi më tej ajo.
E pyetur për mbështetjen për Luizin, ish-konkurrentja theksoi se tani të gjithë po përfitojnë nga artisti shkodran.
“E kuptueshme që secili po mendon të përfitojë nga pak. Mendoj se në këtë periudhë të gjithë po mundohen të përfitojnë nga Luizi”, vazhdoi mes tjerash ajo.
Sa i përket Oltës, Efi theksoi se vazhdon të mendojë se është banorja më false brenda.